e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Pashaj: Bëmë autokritikë, ndaj Bylisit vetëm fitore

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pashaj: Bëmë autokritikë, ndaj Bylisit vetëm fitore

Entonio Pashaj e cilëson të "artë" pikën e marrë ndaj Tiranës. Në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport", mbrojtësi, i cili ishte një ndër më të mirët në "Selman Stërmasi", mendon se skuadra është në rrugën duhur, ndaj mbijetesa nuk do të diskutohet.pashaj"Me Tiranën arritëm një pikë të rëndësishme që na bën punë. Flamurtari bëri një paraqitje të mirë, ishte në kompleks një 90- minutësh dinjitoz. Zhvilluam përgjithësisht një lojë të mirë, duke bërë njëkohësisht edhe një autokritikë nga ndeshja me Tërbunin. Rëndësi ka që ekipi reagoi, patëm rastet tona dhe bëmë më të mirën", u shpreh fillimisht Pashaj.

Bylisi - Mbrojtësi është ndalur edhe te Bylisi. Sipas tij, ndeshja e së dielës është shumë e rëndë- sishme, por edhe e vështirë njëkohësisht. Pashaj thekson se ekipi i tij do të bëjë më të mirën për të marrë një rezultat pozitiv.

"Me Bylisin në Vlorë, është si një finale për ne. Mund të them se të dielën është finalja e parë dhe çdo ndeshje për ne që vjen pas është shumë e rëndësishme. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, për shkak të pozitave të të dy ekipeve. Megjithatë, ne do të bëjmë më të mirën tonë në këtë ndeshje për të marrë maksimumin.

Kampionati është i larmishëm dhe mund të them se kam bindjen se ne do të bëjmë më të mirën tonë. Po dëgjoj shpesh që Flamurtari rrezikon, unë mund të them se me përgjegjësi, me punë dhe me dashuri për fanellën kuqezi, ne do të bëjmë më të mirën, me qëllim që të dalim nga kjo situatë e vështirë", thotë mbrojtësi.

Situata - Lojtari mendon se situata është pozitive në ekip. Mbrojtësi thotë se në vijim nuk falen gabimet dhe se ekipi duhet të jetë me këmbë në tokë. "Situata në ekip është pozitive. Mund të them se kemi qenë pak të mërzitur nga rezultatet e fundit, por nuk duhet që ta mbajmë mendjen aty. Duhet që secili nga ne të ndiejë përgjegjësinë që ka dhe të bëjë më të mirën për ekipin. Nuk na falen gabimet. Duhet që të reagojmë sa më shpejt dhe të jemi me këmbë në tokë", përfundon Pashaj.