e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Liçaj kërkon përqendrim për transfertën me Turbinën

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Liçaj kërkon përqendrim për transfertën me Turbinën

"Meritojmë vlerësim dhe respekt për atë çka kemi arritur aktualisht, edhe pse na duhet shumë për t'u përmirësuar në tetë javët e mbetura". luftetariKështu u shpreh për "Panorama Sport" mbrojtësi Lejdi Liçaj. Një ndër më të spikaturit e Luftëtarit, Liçaj jo vetëm ka shënuar katër gola, por shtatlarti i mbrojtjes së bluzinjve ka rezultuar vendimtar edhe në akordimin e 11- metërshave në dobi të skuadrës.

"Gjithçka që ka kaluar vlen thjesht për statistikë. Të mendojmë për takimin e radhës. Turbina është skuadër për t'u marrë në konsideratë jo vetëm për pozitat e saj në klasifikim, por edhe për barazimin 0-0 të javës së dytë që na rrëmbeu në shtëpi. Aktualisht, gjendemi mes pozitave të kundërta në klasifikim, ndaj edhe ndeshja me Turbinën në 'Nexhip Trungu' kërkon përqendrim, kujdes dhe shpirt gare. Nëse tregohemi burra të vërtetë në fushën e lojës, atëherë s'ka dyshim se fitorja do të flasë për ne" përfundoi Liçaj.

Përgatiti: Tomor Shehu