Braho jep garanci: Kamza po funksionon
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Një nga afrimet e bujshme në merkaton e janarit te skuadra e Kamzës ka qenë edhe sulmuesi gjirokastrit, Florian Braho.
Lojtari me një eksperiencë të gjatë në kampionatin shqiptar i ka dhënë një tjetër impuls sulmit në ekipin e drejtuar nga Devolli.
"Fitoret e fundit na kanë dhënë zemër. Tashmë jemi në pozita më komode në renditje dhe besoj se me këtë hov që kemi do t'i marrim maksimumin edhe pjesës së mbetur të këtij sezoni. Kamza është një ekip që ka në përbërje lojtarë cilësorë, që kanë arritur të bëjnë mirë në ndeshjet e fundit.
Por, nëse skuadra po funksionon dhe po arrin të fitojë, meritë kryesore ka pa dyshim trajneri Bledar Devolli", përfundoi për "Panorama Sport" Braho në ndeshjen e fundit pësoi një tërheqje muskulore, që e detyroi të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 3-4 javë. Kamza ka pasur një ecuri pozitive në tri javët e fundit: bilanci tri fitore radhazi duke u katapultuar në mesin e tabelës në Grupin A.
"Tripleta" nisi me fitore 3-2 në transfertë me Ilirinë, e pasuar me triumfin e pastër 3-0 në fushën e saj ndaj Korabit. Ndërsa në javën e fundit kamzalinjtë mposhtën Besën me rezultatin e ngushtë 1-0. Aktualisht, Kamza ka 26 pikë në klasifikimin e përgjithshëm.
Përgatiti: Abdulla Dushku