Miqësore, Shkumbini fiton derbin me Elbasanin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
S hkumbini ka mundur Elbasanin në derbin miqësor të zhvilluar ditën e djeshme në "Shefqet Lamçja", me rezultatin 3-1.
Kjo sfidë u shërbeu të dy teknikëve për të mbajtur në tonus skuadrën, duke përfituar nga pushimi i kampionatit, për shkak të sfidave të Kombëtares.
Për sa u përket golave, për peqinasit realizoi Lluca një dopietë dhe një gol nga Gjata, në pjesën e parë. Për elbasanasit shkurtoi diferencat Topuzi në minutat e fundit, por që shërbeu vetëm për aspektin personal.
Ndeshja
Sfida do të nisë nga të dyja kampet e qetë, me skuadrat që mundohen më shumë që të qarkullojnë topin në mesin e fushës. Shkëndijat e para ekipet i japin me goditje nga distanca, por që përpos rrezikshmërisë nuk sjellin gol. Gjithsesi, Lluca do t'ia dalë që në të 17-ën të dërgojë topin në rrjetë, duke kaluar në avantazh peqinasit.
Loja bëhet interesante, me verdheblutë që mundohen më shumë të shtyjnë përpara, por që hasin vështirësi në finalizim. Bardhekaltrit shfrytë- zojnë mirë rastet e tyre dhe Gjata në të 29-ën dyfishon shifrat për peqinasit.
Edhe pse një sfidë miqësore, ekipet luajnë fort në mesin e fushës, duke e bërë sfidën interesante. Për të shuar përfundimisht shpresat e verdhebluve për të barazuar shifrat, mendon sërish Lluca në të 40-ën, i cili realizon dopietën personale dhe të tretin për skuadrën. Pjesa e parë mbyllet 0-3 për miqtë.
Ndërkohë, në të dytën elbasanasit provojnë gjithçka dhe shtyjnë shumë përpara, duke mos i munguar rastet. Nga ana tjetër, Shkumbini, përveçse administronte lojën, tentonte edhe të shtynte përpara. Golin e nderit verdheblutë do ta gjenin në fundin e takimit me anë të Topuzit në minutën e 88-të. Kështu, mbyllet në favor të peqinasve derbi miqësor i Prefekturës së Elbasanit në shifrat 1-3.
Pas ndeshjes, trajneri i Elbasanit Muharrem Dosti u shpreh:
"Ishte një test miqësor për të mbajtur nën tonus skuadrën, duke përfituar edhe nga periudha e pushimit. Nuk ka shumë rëndësi rezultati, sepse ai ishte në plan të dytë. Golat që pësuam erdhën si shkak edhe i gabimeve tona, por që në ndeshjet zyrtare kurrsesi nuk duhet të bëhen. Këtë javë kemi një ndeshje të rëndë- sishme dhe duhet të punojmë fort për të marrë fitoren".