Lëw sot prezanton Gjermanin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas tri javësh mjaft intensive në fazën përgatitore, lojtarët e Kombëtares gjermane janë mjaft të lumtur që më në fund erdhi dita e ndeshjes. Ne kemi shumë besim në vetvete se mund të shpallemi kampion Evrope. Përndryshe do të ishim komplet gabimisht këtu në Evropian”, u shpreh mesfushori i skuadrës së Verder Bremen, Torsten Frings, përpara ndeshjes së parë kundër Polonisë. “Ne kemi punuar shumë në tri javët e fazës përgatitore dhe jemi në formën tonë më të mirë”, deklaroi më tej sulmuesi 22-vjeçar Mario Gomez, i cili mendohet të jetë partneri i Miroslav Kloses në repartin e sulmit që në ndeshjen e parë. “Pritshmëria është shumë e lartë. E gjithë Gjermania do të na mbështetë në çdo moment. Çdo lojtar kërkon të japë kontributin e tij për përfaqësuesen”, sqaroi mesfushori i krahut të djathtë Klemens Fritc, i cili ka shumë mundësi të jetë në stolin e rezervave për ndeshjen e sotme. Trajneri i Kombëtares gjermane ka kryer biseda të veçanta me çdo lojtar, duke i deklaruar secilit se cili do të jetë në formacionin bazë për ndeshjen kundër Polonisë.“Unë jam përgatitur në atë mënyrë sikur ta filloja ndeshjen që nga minuta e parë”, deklaroi sulmuesi 22- vjeçar, Lukas Podolski, i cili ka shumë mundësi që të aktivizohet në krahun e majtë të
mesfushës, ku kohët e fundit ka bërë paraqitje mjaft të mira. Në mbrojtje do jenë të rreshtuar Filip Lahm, Per Mertesaker, Kristof Mecelder dhe Marsel Jansen. Ndërsa në mesfushë vetëm kapiteni Mikael Balak dhe Torsten Frings janë të sigurt. Nga krahët mund të aktivizohen Lukas Podolski nga e majta dhe Klemens Fritc, ose Bastian Shvajshtaiger nga e djathta. Në sulm, përveç Miroslav Kloses i cili është i padiskutueshëm pritet që të jetë që nga minuta e parë Mario Gomez. “Është një gjë mjaft e mirë që kemi një mundësi të madhe për të zgjedhur në sulm. Trajneri do të zgjedhë dyshen që është më e mirë për skuadrën për momentin”, theksoi Gomez. “Të gjithë lojtarët janë të gatshëm”, deklaroi trajneri i portierëve Andreas Këpke, i cili theksoi se, portier i dytë te përfaqësuesja gjermane do të jetë portieri i skuadrës së Hanoverit, Robert Enke. Ndërkohë që tekniku i Kombëtares gjermane, Joakim Lëv, një ditë përpara ndeshjes kundër Polonisë i ka dedikuar një letër të hapur tifozëve gjermanë ku shkruan. “Dëshira dhe optimizmi ynë është tepër i madh. Ne duhet të marrim shembull nga kampionia në fuqi e Evropës, Greqia: Nëse çdo lojtar do të japë gjithçka për skuadrën dhe ne do të paraqitemi si një ekip i bashkuar,
atëherë titulli kampion Evrope nuk do të jetë më një ëndërr”, theksoi tekniku i përfaqësueses gjermane, Joakim Lëv.