e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kivu: "Do jemi ne, skuadra surprizë e Evropianit "

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kivu: "Do jemi ne, skuadra surprizë e Evropianit "
Kapiteni i Kombëtares rumune, Kristian Kivu, është i bindur se Rumania, e cila konsiderohet si një skuadër e dorës së dytë në Grupin C, mund të jetë surpriza e këtij Evropiani: “Kundërshtarët tanë na respektojnë, por jam i bindur që mendojnë se ne nuk kemi asnjë shans për t’u kualifikuar për në raundin tjetër – ka deklaruar mbrojtësi rumun. – Për ne do jetë një avantazh i madh ta nisim këtë Evropian si inferiorë, sepse në këtë mënyrë mund t’i kapim në befasi kundërshtarët tanë”. Gjatë ndeshjeve të fundit, trajneri rumun, Piturka, e ka aktivizuar Kivunë si mesfushor, madje edhe kundër Francës, kapiteni i Kombëtares rumune, mund të aktivizohet në repartin e mesfushës: “Tani nuk e di as vetë se kush është roli im i vërtetë - tha Kivu. – Padyshim që do preferoja të luaja si qendërmbrojtës, por meqenëse në kombëtare nuk është se kemi shumë lojtarë në dispozicion në repartin e mesfushës, do luaja aty me kënaqësinë më të madhe, nëse skuadra do ketë nevojë”. Në përfundim të deklaratës së tij për shtyp, kapiteni i Kombëtares rumune ka thurur lavde për trajnerin e Piturka, i cili pasi ka marrë drejtimin e kombëtares më
vitin 2005, që në fillim ka arritur të krijojë një ambient familjar në brendësi të grupit të lojtarëve rumunë: “Piturka është një njëri i
mirë, përveçse një trajner i madh – ka thënë Kivu. – Ai është një trajner, i cili që në fillim ka ditur t’i kuptojë lojtarët e kombëtares.
Nëse tani ndodhemi këtu, kjo është vetëm për meritën e tij”.