Torres: Kemi Grup te veshtirë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sulmuesi i Spanjës, Fernando Torres, ka pranuar vështirësitë në grup, ndërkohë që kombëtarja e tij synon të renditetnë vendin e parë. “Ne do të kemi skuadra mjaft të forta në grup dhe në fakt mua nuk më pëlqejnë aspak këto përballje. Në letër ne jemi favoritë, por praktikisht nuk është aspak e tillë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, pasi janë tri kombëtare, të cilat vijnë në Evropian me synimin për të arritur sa më shumë. Për secilën prej tyre, eliminimi do të ishte mjaft zhgënjyes”, tha ai. Ndërkohë, Torres ka komentuar edhe ndryshimin e taktikave të lojës, në krahasim me atë që është mësuar te Liverpuli: - “Në Angli luhet futboll i shpejtë dhe kërkohet të shënohet sa më shpesh, ndërkohë që te Spanja jemi mësuar të luajmë futboll të ngadaltë dhe sa më të kujdesshëm. Normale që duhet futboll i tillë për të arritur fitore në kompeticione të tilla,
ndërkohë që duhet të harroni të shikoni ndeshje që përfundojnë me rezultatin 4-0. Të gjitha skuadrat do luajnë në mbrojtje dhe do mundohen që në radhë të parë të mos pësojnë gol dhe më pas të përdorim kundërsulmin për të shënuar. Gjithsesi, ne jemi të aftë për të qenë sa më të saktë në aksionet sulmuese, pasi kemi lojtarët e duhur për ta bërë një gjë të tillë”.
PanoramaSport