e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Polaku Podolski ndëshkon Poloninë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Polaku Podolski ndëshkon Poloninë
Me një gol në çdo pjesë, sulmuesi i Bajernit, Lukas Podolski u shndërrua në heroin e Gjermanisë në fitoren e pastër 2-0 ndaj Polonisë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të Euro 2008. Gjermania thelloi rekordin e ndeshjeve pa humbje me Poloninë, tashmë në kuotën e 16 takimeve. Podolski, futbollist me origjinë polake, realizoi golin e parë në minutën e 20-të, për ta dyfishuar në të 72’. Podolski është i vetmi lojtar që ka shënuar dy gola. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Austria, humbi minimalisht 1-0 me Kroacinë në stadiumin e Vjenës, “Ernst Hapel”. Golin e vetëm të takimit e realizoi talenti kroat Luka Modriç nga pika e bardhë, katër minuta nga fillimi i takimit.