Leva: Juvja nuk e ul hundën, por do ta pësojnë keq
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Për Robert Levan dovskin, Barcelona është ekipi më në formë, ndërsa Juventusi ekipi më i fortë në mbrojtje.
Gjatë konferencës për shtyp dhe një interviste për "goal.com", sulmuesi polak i Bajernit analizon sfidën me italianët, si dhe jep recetat e kualifikimit.
Levandovski, drejtuesit dhe lojtarët bavarezë e theksojnë shpesh se Bundesliga është titulli më i rëndësishëm, por nga ana tjetër Championsi i josh më shumë?
Liga e Kampioneve është e veçantë pa dyshim. Aty s'lejohen gabimet, pasi ndëshkohesh dhe e sheh veten jashtë. Kjo vlen edhe për finalen ndaj Juventusit, të cilën duam patjetër ta fitojmë.
Si janë shanset?
Të gjithë mendojmë se Juventusi do të luajë njësoj si në Torino. Loja e tyre është e drejtuar më shumë te defensiva dhe janë tepër të duruar. Kam përshtypjen se do të kenë shanset e tyre edhe në Mynih. Por, kjo do të ishte optimale kur ne të kemi shënuar golin e parë dhe, më pas, të dytin. Në këtë moment, Juventusi s'do ketë gjë për të humbur dhe do luajë në sulm ku do të linte shumë hapësira. Kjo do na jepte mundësi të shënonim golin e radhës. Kështu e parashikoj (qesh). Ne treguam edhe në Torino që mund t'i hapim probleme "Zonjës" që në pjesën e parë, kur qëndrojmë kompakt në mbrojtje. Para sezonit, Bajerni, Barcelona dhe Reali u cilësuan si favoritë të Champions-it.
Por, tani ju mungojnë shumë qendërmbrojtës. E ndryshon kjo rolin tuaj?
Nuk e di nëse jemi favoritët kryesorë. Nëse do të ishin të gjithë lojtarët në formë, atëherë do ndryshonte situata. Në gjendjen aktuale, shoh Barcelonën në superformë.
Pyetja është se a do të mbajnë këtë nivel deri në fund katalanasit?
Këtë nuk e di. Juventusi vjen me mungesa në Mynih.
Cilat janë pikat e forta të tyre?
Pak rëndësi ka çfarë do të ndodhë në fushë. Juvja do luajë dhe luftojë deri në fund. Ekipet italiane nuk e ulin hundën dhe nuk dorëzohen kurrë. Kjo është arma e tyre më e fortë. Prandaj them se rezultati i kësaj sfide nuk del nga pjesa e parë, por nga 90 minutat. Futbolli ka surpriza. Ne luajtëm mirë 60 minuta, por më pas gabuam. Edhe këtë herë "Zonja" do të presë shanset e saj dhe do japë shpirtin në fushë të shënojë një gol. Ata janë konstantë në lojën e tyre. Duhet të jemi të përqendruar dhe të kujdesshëm nga provokimet, sidomos në mbrojtje. Duhet të tregohemi të duruar dhe të mos luajmë për barazim. Nëse dalim në lojën tonë, ju siguroj që italianët nuk do të kenë shanse.
Përgatiti: ENIAR IBRO