Bajerni me sulm frontal, dilema e vetme Roben
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bajerni i Mynihut vjen në këtë finale me një artileri të rëndë, sidomos në repartin ofensiv.
Trajneri Pep Guardiola ka luksin të bëjë zgjedhje vetëm në mesfushë, pasi për 5 pozicione ka në dispozicion 8 mesfushorë. E vetmja dilemë për mesfushën ofensive mbetet Arjen Roben.
Ylli holandez është ftohur dhe ka munguar në stërvitjen e fundit ditën e martë. Kjo, për shkak edhe të reshjeve të dëborës. Madje, e gjithë stërvitja ka qenë e cunguar, për shkak të temperaturës 1 gradë celsius në Mynih. Lind pyetja: Si do të luajë Bajerni dhe me çfarë formacioni? Analisti i "Sport1", Tomas Shtrunc, në analizën e tij del në përfundim se Pep do të luajë me 4-2-3-1 me formacionin: Nojer, Lahm, Kimish, Benatia, Alaba, Alonso, Vidal, Koman, Myler, Roben dhe Levandovski. Ai u jep prioritet lojtarëve të krahut dhe sulmit frontal.
Shtrunc favorizon Kostën me energjinë dhe shpejtësinë e tij duke programuar aktivizimin e Riberisë në pjesën e dytë. Por, harron që Riberi është në superformë, plus që edhe Guardiola favorizon francezin. Ndërsa në dopiogjashtën Alonso-Vidal sheh mesfushorin spanjoll të tërhequr duke i ardhur në ndihmë qendërmbrojtjes.
Por, disavantazhi i tij është ngathtë- sia, e cila e penalizon në kundërsulmet e italianëve. Komani e humb betejën me Robenin në krahun e djathtë të mesfushës ofensive, por holandezi është i sëmurë dhe pritet ta nisë nga stoli. Për vendin e tij favorizohet Myler. Nëse Roben ulet në stol, atëherë Tiago do të luajë mes dysulmuesve të krahut në pozicionin 10 duke ia zënë vendin Mylerit, pasi ky i fundit do të spostohet në të djathtë.
Për sa i përket mbrojtjes, Lahm dhe Alaba do të pozicionohen në krahë. Favorizohet më shumë dyshja qendërmbrojtëse Kimish-Benatia, pasi Alaba do t'i vijë në ndihmë më shumë Riberisë në krahun e majtë të ofensivës. Dhe, sipas trajnerit Guardiola, Havi Martinez nuk është gati për këtë duel.