Ergys Kaçe lavdërohet nga trajneri i ri i PAOK-ut
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri i ri i PAOK-ut ka vlerësuar maksimalisht mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe.
Ai thotë se 22-vjeçari është një nga futbollistët më të mirë të skuadrës.
"Të gjithë i dimë vlerat e këtij futbollisti. Ai është një nga më të mirët e PAOK-ut", ka thënë Vladan Iviç. Ky i fundit zuri vendin e kroatit Igor Tudor, i cili e vlerë- sonte Kaçen, por s'e aktivizonte shumë.
Për disa kohë, e ardhmja e Kaçes në radhët e PAOK-ut u bë çështje dhe u mendua se ai do të largohej. Për Kaçen ka shfaqur interes të vazhdueshëm skuadra e Interit dhe në verë pritet të ketë zhvillime.