Anderlehti, falje dhe presion për Hasin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Besnik Hasi nuk ndihet aspak i qetë sepse çdo hap fals i Anderlehtit të tij shihet si një tragjedi.
Diçka të tillë e tha vetë tekniku gjakovar, i cili pranoi se ka shumë presion dhe nuk mund të punojë në kushte të tilla.
Një ditë më vonë, ka reaguar menaxheri i Anderlehtit, Herman Van Holsbek, i cili thotë se deklaratat nuk kanë qenë për trajnerin dhe i kërkojnë ndjesë në rast se Hasi është ndier nën presion.
"Tek Anderlehti ekzagjerohet gjithçka dhe çdo deklaratë fryhet shumë nga mediat. Ne kërkojmë ndjesë për deklaratat tona, pasi Hasi është ndier nën presion", tha Van Holsbek. Megjithatë, në fundin e deklaratës ai tha se presioni është i natyrshëm në këtë skuadër sepse në këtë sezon duhet të fitojë titullin. Hasi është "i dënuar" për të fituar.