e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Lens Armstrong mohon akuzat për doping

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lens Armstrong mohon akuzat për doping
Çiklisti amerikan, Lens Armstrong, shtatë herë fitues i garës ‘Tour de France’ dhe njëri nga sportistët më të njohur në botë, po ballafaqohet me akuza për doping, që mund të çojnë në marrjen e titujve sportiv që i ka fituar.  Agjencia Anti-Doping në Shtetet e Bashkuara i ka bërë me dije Armstrongut se është duke filluar një proces formal kundër tij.

Armstrong i ka hedhur poshtë akuzat, duke i konsideruar krejtësisht të pabaza. “Ndryshe nga sa pohojnë shumë nga akuzuesit të mi, unë kam garuar si një atlet profesionist për 25 vjet me asnjë njollë në performancat e mia, kam kaluar më shumë se 500 teste të antidopingut dhe kurrë nuk kam arritur të dështoj në ndonjë prej tyre”¸ka pohuar  Armstrong.
Derisa hetimet të jenë duke vijuar në lidhje me implikimin e tij në doping, Lens Armstrong, 40-vjeçar nuk ka të drejtë të marrë pjesë në gara.