e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ibra sms Gallanit: Punët s’janë mirë!

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ibra sms Gallanit: Punët s’janë mirë!
Zlatan Ibrahimoviç1 përveç përfaqësueses së Suedisë në Euro 2012, po mendon nga larg edhe për skuadrën e tij Milan. Ibrahimoviç i ka dërguar një mesazh në telefon Adriano Galianit, duke u shprehur i shqetësuar me situatën aktuale tek Milani, ku po flitet për shitjen e Thiago Silvës.

“Jam me Suedinë në Euro 2012. Po ndjek situatën tek Milani dhe ne mund të dobësohemi. Po duket që punët s’janë aspak mirë” shkruan Ibra. Mediat italiane e komentojnë në mënyra të ndryshme mesazhin e Ibrës, pasi e shohin atë si një kërcënim për një largim të mundshëm edhe të tij nga Milani.