Evra: Anglia eshte antifutboll
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mbrojtësi i Francës, Patrise Evra, ka akuzuar Anglisë se është një kombëtare antifutboll. Kapiteni i Mançester Junajtid shtoi se skuadra u stresua, ndërsa nuk shkoi më shumë se një barazim me “Tre Luanët”. Francezët dominuan ndeshjen, zotëruan më shumë topin dhe realizuan dy herë më shumë pasime se kundërshtarët anglezë në takimin e luajtur në “Donbass Arena” në Ukrainë. “Jemi të mërzitur nga rezultati, sepse unë mendoj së luajtëm shumë më mirë se ata. Kishte disa momente kur dukej sikur ishin 15 lojtarë para nesh. Ishte me të vërtetë e vështirë që të gjeje hapësira.
Njerëzit mund të qeshin, por ata luajtën njësoj si Çelsi kundër Barcelonës. Ishte një skuadër që luante vetëm në mbrojtje, e nuk bënte futboll”, tha Patrise Evra. Lojtari i “gjelave” shtoi se ndoshta edhe tifozët e “Tre Luanëve” mendojnë si ai. “Mbase edhe ata duan të shikojnë në fushë një skuadër që luan futboll, por nëse ata arrijnë të fitojnë turneun në këtë mënyrë, atëherë them se do të jenë të gëzuar”, vazhdoi futbollisti. Edhe pse ai kritikoi anglezët për këtë mënyrë të luajturi: “Nuk është në stilin e Anglisë të luajë kështu. Të qëndrojnë në mbrojtje e të presin kundërshtarin. Por, ndoshta ata nuk mund të jenë më si dikur”. Por, Evra shtoi se skuadra duhet që të jetë më e kujdesshme, pavarësisht taktikës së kundërshtarit. Franca do të luajë me Ukrainën në sfidën e radhës ditën e premte në orën 18:00. Kapiteni beson se skuadra do të arrijë që të mposhtë një prej organizatorëve të këtij turneu. “Sfidat e mbetura janë vendimtare. Nuk na lejohen më hapa të gabuar. Do të punojmë fort që të jemi gati ndaj Ukrainës. Ata janë një ekip i fortë, por ne do të fitojmë”, përfundoi mbrojtësi francez.
“Anglezët, dobët si asnjëherë”
Marsel Dezai, ish-lojtari i përfaqësueses franceze, që ka fituar Kupën e Botës në vitin 1998 dhe Evropianin 2000, shprehet se nuk e ka parë asnjëherë kaq dobët Anglinë. “Nuk prisja që të shikoja një skuadër angleze kaq të dobët fizikisht. Ata nuk shkaktuan asnjë impakt dhe ishin të paaftë që t’u bënin presion kundërshtarëve”, – komentoi lojtari me origjinë ganeze. Kurse sa i përket ecurisë së “Tre luanëve” në këtë kompeticion ai u shpreh: “Për mendimin tim ata nuk do t’ia dalin ta fitojnë evropianin. Madje këtë e them me siguri, edhe pse arritën që të marrim një barazim ndaj Francës”, – përfundoi 43-vjeçari.