Ibrahimovic, sherr me Rozenberg dhe Albak pas humbjes
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Humbja e papritur e Suedisë me Ukrainën në debutimin e tyre në Evropian e ka çmendur Zlatan Ibrahimoviçin. Kapiteni i nordikëve ka qenë protagonist i një shpërthimi të paprecedent në dhomat e zhveshjes pas humbjes 2-1. Në fakt, sipas asaj që raporton e përditshmja vendëse, “Sport Bladet”, autori i golit të Suedisë e kishte shfryrë zemërimin e tij që në intervalin e pjesës së parë.
Ibra pati një debat shumë të ashpër me shokun e skuadrës Rozenberg. Ndërsa në fund të ndeshjes, dufin e humbjes e shkarkoi te Mark Albak. Sipas Zlatanit, lojtarët nuk i kishin zbatuar me përpikëri urdhrat e trajnerit, duke sjellë një shthurje taktike të skuadrës. Gjithnjë sipas “Sport Bladet”, lideri i skuadrës ka shkëmbyer fjalë të rënda me shokët e skuadrës, gjë që e konfirmon edhe vetë Rozenberg.
“Ishte një debat shumë i ashpër mes Zlatanit dhe Albakut, – tha Rozenberg. – Suedia luajti me shumë topa të gjatë. Mesfusha nuk kthehej të mbronte dhe mes meje dhe Ibrahimoviçit kishte një oqean që na ndante”. Në fund të ndeshjes, bomberi 30-vjeçar pranoi se humbja me organizatorët ishte një rezultat i rëndë, mbi të gjitha sepse Suedisë së Erik Hamren tanimë i duhet të mundë dy favoritet e Grupit D, Anglinë dhe Francën. “Është një humbje që ta dërgon moralin në fund. Shumë e rëndë. Ishte ndeshja që ne nuk duhet ta konsideronim fitore. Kaluam edhe të parët në avantazh në pjesën e dytë dhe gjithçka ishte në dorën tonë.
Më pas ndodhi diçka që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Ne duhet të kishim tri pikë në xhep për të luftuar me Anglinë dhe Francën për një biletë në çerekfinale. Tani gjërat janë shumë të vështira, për të mos thënë të pamundura. Do duhet një mrekulli që ne t’ia dalim, por nuk do të dorëzohemi”, – tha për mikrofonat e televizionit “SVTV 1″ asi i Milanit.