e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Legjenda Michael Schumaker deklaron largimin nga Formula 1

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Legjenda Michael Schumaker deklaron largimin nga Formula 1
Michale Schumaker ka njoftuar se do të tërhiqet nga Formula 1 në fund të sezonit. Lewis Hamilton i McLaren do ta zëvendësojë shtatë herë kampionin e botës në Mercedes vitin e ardhshëm. Schumaker ishte i lidhur me një lëvizje të Sauber deri në vitin 2013 por vendosi t’i japë fund karrierës në Formula 1 që nisi në vitin 1991.

“Edhe pse unë jam ende në gjendje të konkurroj me shoferët më të mirë, në disa aspekte është më mirë për të thënë lamtumirë. Gjatë muajit të kaluar, unë nuk ishte i sigurt nëse kisha ende motivimin dhe energjinë e cila është e nevojshme për të shkuar para. Nuk është stili im për të bërë diçka që unë nuk jam 100% i gatshëm”,-tha 43-vjeçari gjerman.

Schumacher fitoi 91 gara në 19 sezone, duke ndihmuar në ringjalljen e fatit të Ferrari-t, pasi ai u bashkua me ta në vitin 1996.