e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Cristiano Ronaldo: Fitorja, pergatitje per El Clasion ndaj Barcelones

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Cristiano Ronaldo: Fitorja, pergatitje per El Clasion ndaj Barcelones
Cristiano Ronaldo thotë se fitorja e mbrëmshme ndaj Ajaxit është një rritje e vetëbesimit në prag të derbit të fundjavës  përballë Barcelonës. “Jam shumë i lumtur pasi ne fituam dhe luajtëm mirë. Për mua, të shënoja tre gola ishte e mrekullueshme. Ne luajtëm një ndeshje shumë të kompletuar dhe është e rëndësishme të fitojmë vetëbesim për ndeshjen e ardhshme”, ka thënë Ronaldo për Canal+.

Portugezi është i bindur se ekipi i tij mund të arrij një fitore edhe në ndeshjen El Clasio ndaj Barcelonës. “Jam i bindur se ne do të nxjerrim një rezultat të mirë në një vend të vështirë, Camp Nou. Ata kanë një ekip shumë të mirë dhe nuk do të ketë shumë dallime”, ka shtuar Ronaldo.