e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

El Clasico, Murinho: eshte ndeshje e veçante, por vlen vetem tre pike

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
El Clasico, Murinho: eshte ndeshje e veçante, por vlen vetem tre pike
Trajneri i Real Madridit, Jose Murinho, ka hedhur pas krahëve përballjen me Ajaxin para dy ditësh dhe tani është përqëndruar tek klasikja me Barcelonën. Portugezi gjithmonë ka deklaruar se synimi i tij parësor është të mundi katalanasit, të paktën deri në momentin që pankina e tyre drejtohej nga Pep Guardiola.

Por edhe kjo sfidë do të jetë e njëjtë për të, pasi sivjet atij i duhet me patjetër fitorja sepse Barça ndodhet në krye të klasifikimit dhe nëse triumfon në shtëpi atëherë do të jetë shumë e vështirë për madrilenët të ngjiten në krye të renditjes.

“Real-Barcelona është një takim që ke dëshirë ta luash. Ne e vlerësojmë shumë dhe Barcelona besoj se bën të njëjtën gjë. Për të qënë realist El Clasico është një sfidë ndryshe nga takimet e tjera të La Ligas. Dashamirësit e futbollit ngulen përpara televizorit kur luhet kjo ndeshje. Megjithatë objektivi i Realit është të fitojë kampionatin, në këtë këndvështrim El Clasico vlen vetëm tre pikë”- deklaroi Murinho.

Në lidhje me fitoren e Chapionsit ai shpreson edhe tek fati pasi kanë kaluar dhjetra vite dhe Reali ende nuk e ka fituar trofeun më të rëndësishëm në Evropë.

“Championsi është një kompeticion që varet nga detajet. Nuk mendoj se Chelsea ishte skuadra më e fortë sezonin e shkuar por në fund arriti të fitojë. Sigurisht që u gëzova për këtë gjë, sepse jam paksa tifoz i bluve. Unë mendoj se një skuadër e mirë arrin gjithmonë në çerekfinale apo gjysmëfinale por më pas janë detajet dhe fati që vendosin”,- vijoi ai.

Gjithashtu trajneri i Los Blancos ka hedhur poshtë zërat për një kalim tek PSG-ja, pasi ai ende nuk e sheh një të ardhme në Francë.