e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ledio Pano: Presim që Qemal Stafa të marrë emrin Panajot Pano

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ledio Pano: Presim që Qemal Stafa të marrë emrin Panajot Pano

Pasi janë njohur me projektin e ri të klu bit të Partizanit për të ndërtuar një stadium prej katër mijë e pesëqind vendesh, tifozët e kuq kanë startuar një nismë në rrjetet sociale, duke kërkuar që ky impiant të marrë emrin e Panajot Panos. panajot panoNjë propozim i tillë është shpërndarë shpejt, por ende nuk dihet nëse klubi do ta marrë parasysh kërkesën e tifozëve.

Ndërkohë që djali i legjendës së klubit të kuq, Ledio Pano, në një prononcim për "Panorama Sport" ka deklaruar:

"Të them të drejtën nuk di gjë në lidhje me këtë nismë, por natyrisht që më duket e mirë dhe e mirëpresim. Kam dëgjuar për projektin në fjalë dhe e di që do të ndërtohet një stadium prej katër mijë vendesh, pra do të jetë stërvitor.

Të them të drejtën presim diçka më të madhe", u shpreh Ledio Pano, i cili është pjesë e trajningut. Më pas, ai ka zbuluar edhe diçka që nuk ishte përmendur më parë. "Janë zhvilluar biseda që stadiumi i ri, i cili do të ndërtohet në kryeqytet aty ku është 'Qemal Stafa', të marrë emrin 'Panajot Pano'.

Këto biseda janë zhvilluar kohë më parë dhe parimisht ishte arritur njëfarë akordi. Por, kohët e fundit nuk ka pasur zhvillime të reja në këtë drejtim. Duhet të presim deri në momentin që do të nisin punimet për të parë nëse një gjë e tillë do të konkretizohet", ka mbyllur Pano.

Përgatiti: ARMAND HALILI