e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Blofet i kushtuan kreun, ja si ndryshoi Besëlidhja

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Blofet i kushtuan kreun, ja si ndryshoi Besëlidhja

Besëlidhja, nën drejtimin e teknikut shkodran Samuel Nikaj, po stërvitet për llogari të javës së 20-të të kampionatit ku do të ndeshet në transfertë ndaj Ilirisë. BeselidhjaNdërprerja e kampionatit i jep kohë skuadrës për të rikuperuar energjitë për ndeshjet në vijim. Këtë pushim Besëlidhja do ta shfrytëzojë për të zhvilluar edhe ndeshje miqësore. Të shtunën do të luajë me Luzin ku do të testohen të gjithë futbollistët e organikës.

Nga java në javë kampionati po hyn në një fazë të nxehtë, pasi të gjitha skuadrat kërkojnë të arrijnë atë që synojnë. Besëlidhja si objektiv ka vendin e parë që e dërgon në elitë dhe në Lezhë janë të bindur se do ta arrijnë.

Gjorgjeviç Një ndër futbollistët që po kontribuon te Besëlidhja prej katër vitesh është edhe mesfushori serb Milan Gjorgjeviç. Në skuadër njihet si "njeriu asist", në një kohë që vetë gjatë këtij sezoni deri tani ka shënuar pesë gola. "Që kur kam veshur fanellën e Besëlidhjes jam zotuar që me të do të luaj edhe në Superiore dhe shpresoj se në fund të këtij sezoni do arrij ta realizoj këtë.

Skuadra është në rrugë të mbarë, pasi arritëm që ta ndryshonim 100% stilin e lojës në krahasim me fillimin e gjysmës së dytë të kampionatit ku humbëm pesë pikë dhe kreun gjithashtu. U bëmë më sulmues duke i shfrytëzuar rastet në maksimum", shprehet fillimisht mesfushori serb, i cili është familjarizuar tashmë me qytetin e Lezhës.

"Kalendari i fazës së tretë është i ndërtuar mbi bazën e renditjes së fazës së dytë, ndaj rruga sa vjen dhe vështirësohet, pasi e nis me ekipet e fundit për të përfunduar tek ato të kreut. Në këtë moment të gjitha ekipet kërkojnë pikë, pasi nuk ka vend për gabime. Besëlidhja është e përgatitur për t'u përballur me çdo skuadër dhe për të triumfuar si me ato të mbijetesës, po ashtu edhe me rivalët direkt për ngjitje. Në radhë kemi sfidën ndaj Ilirisë që do të luhet në fushën e kësaj të fundit.

Ndeshjen po e vlerë- sojmë maksimalisht, pasi me këtë filozofi ne do mund të triumfojmë gjithnjë. Lufta është e hapur, pasi janë në garë edhe dy ekipe të tjera, Kastrioti dhe Korabi. Na duhet të bëjmë kujdes dhe të jemi të përqendruar në çdo sfidë. Shumë shpejt do të kapim kreun dhe për këtë jam më se i bindur. Ka ardhur momenti që Besëlidhja të jetë mes më të mirave të futbollit shqiptar, pasi aty e ka vendin", përfundon prononcimin mesfushori serb Milan Gjorgjeviç.

Përgatiti: PRENG GJIKOLA