e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Laze: I shes aksionet 1 euro, vetëm të mbijetojmë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Laze: I shes aksionet 1 euro, vetëm të mbijetojmë

Ndërkohë që në klubin e Elbasanit gjatë kë- tyre ditëve janë marrë me çështjen e aksioneve të Gentian Çërragës, ku bashkia është e gatshme të blejë 8.69% që ai ka në zotërim, nga ana tjetër nuk po lihet pas dore edhe puna me skuadrën.

lazeNë një intervistë për "Panorama Sport", presidenti i klubit të Elbasanit, Arben Laze, flet për zhvillimet më të fundit në klub, pjesë që nuk e shqetëson shumë, pasi për të rëndësi ka që skuadra të mbijetojë.

Madje, ai është i gatshëm që përballë qëndrimit të skuadrës në Kategorinë e Parë, t'i japë aksionet e tij edhe me 1 euro.

Gjithashtu, bën me dije se ka vendosur edhe premio për futbollistët e tij në rast se arrijnë që të marrin pikë ndaj kryesuesve të grupit, por pa bërë me dije shifrën. Presidenti shpeshherë ka deklaruar se është gati që t'i shesë aksionet e tij, në rast se afrohet një investitor serioz.

President, si i komentoni zhvillimet më të fundit në klub, ku bashkia pritet të blejë aksionet e Çërragës?

Nuk është se kam ndonjë koment në veçanti, pasi këto janë zhvillime normale në një klub. E rëndësishme është të shpëtojmë skuadrën, të tjerat mendoj se janë dytësore.

Po me aksionet që ju zotëroni, a ka pasur interesim?

T'ju them të drejtën, në këto momente, truri im po punon vetëm për ta ndihmuar skuadrën të qëndrojë në kategori. Madje, nëse është e nevojshme, aksionet e mia i jap edhe me 1 euro, vetëm që skuadra të vazhdojë të jetë pjesë e Kategorisë së Parë.

Realisht sa shanse ka ekipi për të mos rënë nga kategoria?

Mendoj se ka ende edhe shumë javë kampionat ku ne mund të rikuperojmë. Kemi bërë shumë keq deri më tani, por asnjëherë nuk e kam humbur besimin dhe shpresat që ne do të qëndrojmë.

Këtë javë prisni Luftëtarin e vendit të parë, si e shihni këtë përballje?

Normalisht nuk është e lehtë për të fituar, por të gjithë e kanë të qartë se s'kemi luks për të lënë më pikë. Kam besim se do të rikthehemi te pikët dhe do të marrim një rezultat pozitiv.

U bënë shumë javë që nuk merrni pikë, si do t'i motivoni lojtarët në këtë përballje, për më tepër që edhe kanë pasur probleme me pagat?

Ne duam të fitojmë, por edhe një pikë përballë kryesuesve e konsiderojmë si një rezultat pozitiv e të pranueshëm. Kjo do të thotë se në të dy rastet për skuadrën është vendosur një premio, shifrën do t'jua bëj të ditur para ndeshjes.

Përgatiti: VLADIMIR MEMA