e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Allkanjari shpalos objektivat e Lushnjës

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Allkanjari shpalos objektivat e Lushnjës

Në ndeshjen e së shtunës që do të luajnë ndaj Shkumbinit, lushnjarët do të kenë mundësinë më të mirë për t'u rikthyer te fitorja që u mungon që nga 21 nëntori i vitit të kaluar, kur fitonin 1-0, me Butrintin në "Roza Haxhiu" me golin e Allkanjarit.AllkanjariSulmuesi lushnjar, në një prononcim për gazetën "Panorama Sport", u shpreh:

"Është momenti për të fituar dhe për të marrë kthesën e shumëpritur. Luajmë në fushën tonë ndaj një kundërshtari që besojmë se do ta mposhtim. Duhet të shënojmë shpejt për ta kthyer ndeshjen në favorin tonë dhe për të marrë tri pikët që i kërkojmë prej disa jav- ësh. Jo vetëm kaq, por duke i marrë ndeshjet me radhë ne synojmë pikët maksimale që të jemi në vendin e katërt ose të pestë në përfundim të dy fazave. Lushnja kërkon kalendarin më të mirë të mundshëm për fazën e tretë që ta mbyllë me dinjitet sezonin në mesin e grupit", është shprehur sulmuesi Allkanjari. Drejtuesit myzeqarë janë duke menduar për sezonin e ardhshëm, ku objektivi kryesor do të jetë ngjitja në Superiore.

Përgatiti: Alban Alushi