e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Canka: Në Elbasan do të jetë e vështirë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Canka: Në Elbasan do të jetë e vështirë

Autori i 15-të golave për skuadrën e Luftëtarit, Mikel Canka, ka folur në lidhje me ndeshjen e radhës që skuadra e tij do të luajë ndaj Elbasanit. canka"Do të jetë një takim delikat, nisur nga objektivat e kundërshtarit. Megjithatë, në këtë transfertë ne do të shkojmë për fitore, siç do të bëjnë edhe vendësit që luajnë për mbijetesë. Luftëtari ka objektiva madhorë në këtë sezon dhe nuk do të ndalet nga asnjë rival", tha 29- vjeçari. Në ndeshjen e parë, bluzinjtë kanë fituar në shifrat 5-0, por ajo përballje, sipas sulmuesit, nuk është barometër për takimin e radhës.

Cankës i ka munguar goli në takimet e fundit dhe shpreson që ta gjejë atë në "Elbasan Arena".

"Është e vërtetë që goli më mungon prej tri javësh, por më shumë se rikthimi te goli nga të gjithë ne kërkohet ngjitja e ekipit në Superiore. Nëse kemi fituar ndeshjen e parë 5-0, kjo s'do të thotë që historia do të përsëritet. Fakti që luajmë në impiantin më të mirë të vendit na krijon kushte optimale për të treguar vlerat tona", ka mbyllur Canka.

Përgatiti: Tomor Shehu