Larg Politikes - Afer Tirones
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tifozët e klubit kryeqytetas të Tiranës, kanë vendosur të zhvillojnë një protest përpara Bashkisë për të ardhmen e klubit, me sloganin “Larg Politikës – Afër Tironës”. Grupi i njohur si “Tirona Fantaics”, kërkon nga Bashkia e Tiranës ti japë zgjidhje statusit të klubit rekordmen shqiptar. “Është e qartë për çdonjërin nga ne se situata që kaluam këtë vit ishte rrjedhojë e mjaft viteve që klubi funksionoi pa një status të qartë dhe të përcaktuar, në kushtet e një mungese bazamenti institucional të qëndrueshëm dhe të një organizimi modern te klubit. Përfaqsues të të gjithë pushteteve dhe forcave politike, të merrni masa urgjentisht për t’i dhënë zgjidhje statusit të K.F. Tiranës. Se sa përqind të aksioneve do disponohen dhe ne çfarë vlere, kjo është puna e juaj ta vendosni. Ajo që ne kërkojmë, është të vendosen kritere të rrepta përsa i përket sigurisë financiare të personave pretendetë si edhe të kenë një një projekt të fuqishëm dhe të realizueshëm”, thuhet në deklaratën e tifozave.
Protesta do të mbahet ditën e nesërme në orën 18:00 përballë Bashkisë së Tiranës.