Bomba e Llalles: Ka filluar hetimi per lidhjet e ushtrise me trafikun e droges
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kryeprokurori Adriatik Llalla tha se ka nisur një hetim për akuzat për përdorimin e infrastrukturës ushtarake në trafikun e drogës. Në një deklaratë për mediat, kreu i Prokurorisë tha se momentalisht hetimi është në fazën paraprake. “Prokuroria për Krime të Rënda ka filluar hetimet për këtë rast, nisur mbi deklaratat publike të bëra në Kuvendin e Shqipërisë, po ashtu dhe mbi bazën materiale referuese të Policisë së Shtetit, kryesisht nga Komisariati i Policisë Lezhë. Momentalisht është në fazën e hetimeve paraprake. Patjetër që është regjistruar procedim. Janë raste që janë në proces hetimi dhe vijojnë hetimet me të cilat do të njiheni në ditët në vijim.”- tha Lalla. Pak ditë më parë SHISH ka dorëzuar në prokurori tri shkresa të klasifikuara si ‘tepër sekret’ të cilat lidhen me aerodromin e Gjadrit në Lezhë, një prej aerodromeve në administrim të FA-së, ku dyshohet të jenë ulur avionë dhe përmes tyre është bërë trafik droge.
Akuzat u bënë prej opozitës që tha se infrastruktura e Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë në trafikun e drogës. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli deklaroi se ka zero mundësi për përfshirje të ushtrisë në trafik. Por, përpos debateve të ashpra, Ministria e Mbrojtjes, mori masat ‘parandaluese’ duke rrethuar me blloqe betoni aerodromin e Gjadrit, si një ndër pikat më të përfolura, ku sipas opozitës ishin ulur avionë e ishin ngarkuar me drogë.