e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Alban Meha shpallet lojtari i vitit ne Bundesliga 2

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Alban Meha shpallet lojtari i vitit ne Bundesliga 2

Lojtari i Kombëtares Shqiptare, Alban Meha është shpallur lojtari më i mirë për sezonin e fundit në Bundesligën e dytë gjermane. Lajmi konfirmohet nga mediat e këtij vendit, saktësisht nga liga2- online.de, ku në sondazhin e hapur prej saj Meha ka  marrë numrin më të madhë të votive. Mesfushori i Paderbornit ka arritur të sigurojë 52.52% të votive duke lënë pas në një distancë të madhe kundërshtarët e tij. Alban Meha është shpallur futbollisti i vitit edhe tek klubi i tij i Paterbonit.