Lacio, Lorik Cana fergellon per nje fanelle titullari
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas debutimit në Serinë A italiane, Lorik Cana, tashmë fërgëllon për një fanellë titullari. Tri minutat gjatë të cilave u aktivizua në fitoren 2-1 në transfertën me Çezenën, vetëm sa i kanë hapur oreksin mesfushorit shqiptar. “Luftëtari” është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi në kofshën e djathtë dhe është gati të luftojë për të fituar një vend në formacionin e Edi Rejës. Shansi i tij mund të vijë që prej sfidës së fundjavës me Palermon, pasi gjendja jo optimale e Maurit, pasiguritë që ka treguar Ledezma dhe dëmtimi më i fundit i Brokit, mund të bëjnë që Cana të ketë hapësirat e nevojshme për të treguar kualitetin e tij. Kapiteni i Kombëtares shqiptare duket i paduruar edhe për konfirmimin e formacionit 4-3-2-1, ku ai do të ishte titullar i padiskutueshëm dhe do të shërbente si “digë” përpara mbrojtjes. Në fakt, kjo skemë ka nisur t’i japë mjaft siguri Lacios në krahasim me fazën përgatitore.