Euro 2016, me nje skeme te re qe favorizon Shqiperine
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Euro 2016 shihet si shansi i Shqipërisë për t’u kualifikuar më në fund në fazën finale të një aktiviteti madhor, duke qenë se për herë të parë aty do të marrin pjesë 24 skuadra dhe jo më 16. Në këtë këndvështrim, përfaqësuesja kuqezi mund të marrë edhe një ndihmë nga UEFA. Kjo për faktin se Mishel Platini ka propozuar një skemë të re të zhvillimit të eliminatoreve kontinentale, duke paraqitur një formulë revolucionare në mbledhjen strategjike të 53 federatave europiane, të zhvilluar në Limasol të Qipros. Sipas idesë së “Le Roi”-t, kualifikueset do të ndahen me dy faza: faza e parë, do të jetë më e lehtë për ekipet e mëdha, ndërsa në fazën e dytë do të organizohet një Superligë e përfaqësueseve “big”, ku e veçanta është se turneu do të jetë miqësor.
Formula e paraqitur nga Platini, e cila pritet të shqyrtohet në një kohë të mëvonshme nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, lidhet mbi të gjitha me shitjen e të drejtave televizive të kualifikueseve europiane. Duke qenë se në Euro 2016 në Francë do të marrin pjesë 24 skuadra, kreu i federatës europiane është i shqetësuar për faktin se mund të ketë grupe aspak interesante dhe që nuk nxjerrin të ardhura nga e drejta televizive. Për këtë arsye, ai propozoi fazën e parë kualifikuese jo të vështirë për përfaqësueset e mëdha: 52 skuadrat do të ndahen në 12/13 grupe me nga 4 ekipe. Kokat e serisë si: Spanja, Italia, Gjermania, Holanda e Franca nuk do të vuanin të kualifikoheshin, duke luajtur vetëm gjashtë ndeshje në vitin e parë. Risia vjen në fazën e dytë: 12 ekipet e mëdha, të kualifikuara për në Kampionatin Europian, të cilave u shtohet Franca organizatore, do të luajnë një Superligë miqësore, që do të zbavitë tifozëve, do të tërheqë interesin e televizioneve dhe do të rrisë të ardhurat.
Ndërkohë, më të mirat e “të voglave” do të zhvillojnë kualifikuese të tjera për të fituar vendet e mbetura. Në këtë mënyrë, do të rriteshin edhe shanset e Shqipërisë për të marrë pjesë në Euro 2016, duke qenë se sfidat e mbetura do të luhen me skuadra të një niveli mesatar. Fillimisht, propozimi i Platinisë është kundërshtuar nga disa federata të vogla, që tremben se nuk do të kenë fitime nga mungesa e ndeshjeve me të mëdhatë. Megjithatë, sipas skemës, ato do të fitojnë të paktën 5 milionë euro nga e drejta televizive.