Dhuna ne sport, ndikim ne jeten sociale
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kryeredaktori i gazetës Sporti Shqiptar, Alfred Lleshi, dhe gazetari sportiv i Televizionit Publik Shqiptar, Dëfrim Methasani, thonë se dhuna e shfaqur në sport ndikon drejtëpërdrejtë në jetën sociale pasi sporti është i lidhur fort me shoqërinë dhe sidomos me individin. Zoti Lleshi i tha Telegrafit se “dhuna verbale dhe jo verbale ka ndikim të drejtëpërdrejtë në rezultet e sportit, pasi nëse një lojtari i ushtrohet presion psikologjik apo dhune fizike gjatë ndeshjes, atëherë ajo reflektohet në rendimentin e lojtarit dhe rrjedhimisht në rezultat”.
Ndërsa zoti Methasani i tha Telegrafit se “nëse flasim për dhunë qoftë kjo verbale dhe jo verbale, s’mund të flitet për rezultate të drejta sportive, apo vlerësim të ndershëm të aftësive dhe vlerave në sport”.
Kryeredaktori i gazetës Sporti Shqiptar theksoi se “masat e mara për të dënuar dhe parandaluar dhunën bëhen për show mediatik”. “Në realitet masat e marra zbatohen në dy standarde duke dhënë dënime absurde nga njëra anë dhe nga ana tjetër duke mos zbatuar dënimet e dhëna kundrejt shkaktarëve të dhunës”, nënvizoi zoti Lleshi. Gazetari sportiv i TVSH-së tha se “masat janë efikase nëse zbatohet me përpikmëri rregullorja, në rast të kundërt ato kthehen në një flluskë sapuni, pasi dhunuesit e dinë që nuk humbin gjë nga veprimet e tyre”.
Zoti Lleshi nënvizoi se “një fëmijë kur shikon një lojtar në television gjithmonë dëshiron të bëhet si ai, por nëse lojtari shfaq dhunë sportive atëherë kjo ndikon drejtëpërdrejtë në sjelljet dhe socializimin e fëmijës, pasi sporti është i lidhur ngushtë me shoqërinë dhe me individin”. Zoti Methasani tha se “sporti është pjesë e jetës sonë të përditshme, të dyja janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën”. “Sporti duhet të jetë promotor i një jete aktive dhe të gëzueshme tek njerëzit, por pa dhunë, sepse kjo do varroste çdo shpresë dhe ëndërr për sportin dhe për një jetë të qetë”, theksoi ai.