e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Laçi sfidon shkodranët me tre ish, Nica zbor ekipit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Laçi sfidon shkodranët me tre ish, Nica zbor ekipit

Dueli i së shtunës ndaj Vllazninë, për disa lojtarë të Laçit do të thotë përballje me të shkuarën. Nimani dhe Gocaj janë nga Shkodra dhe që më herët kanë qenë pjesë e skuadrës së vendlindjes. Statusin e "ish"-it e mban dhe portieri malazez Vujadinoviç, i cili nga Vllaznia u transferua në Laç.Nimani, Veliaj dhe MaloTë tre lojtarët kanë dhënë kontribut të ndjeshëm në radhët e skuadrës krubinase, ku në sezonin e fundit arritën të fitojnë edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë. Në merkaton e janarit u përfol për një rikthim të Gocajt te Vllaznia.

Pas marrjes së drejtimit të skuadrës nga ish-trajneri i Laçit, Armando Cungu, krerët e klubit shkodran e kërkuan me ngulm rikthimin e Gocajt. Megjithatë, dëshira e klubit "mëmë" për t'i parë në fushë këta lojtarë të qytetit të tyre, do të përmbushet të shtunën, por si sfidues të Vllaznisë.

Stërvitja - E enjtja ka qenë një ditë relativisht e ngarkuar bardhezinjtë, merr rëndësi të madhe për vetë faktin se Laçi nuk i ka bërë si duhet detyrat e javës së fundit. Për të pasur një ide më të qartë, lidhur me formacionin titullar, Nica ka aplikuar dje një ndeshje mes lojtarëve.

Përparësi tekniku iu dha veprimeve në lojën e ndalupër skuadrën kurbinase. Futbollistët u përpoqën të zbatojnë të gjitha detyrat e dhëna nga Nica dhe ndihmësit e tij. Edhe sot pritet të vijojë e njëjta situatë, ndonëse në të kaluarën, një ditë para takimeve zyrtare, është punuar kryesisht me taktikën.

Ndeshja e radhës, për ar duke u paraprirë episodeve që, sipas Nicës, takimi pritet të ketë disa ndalesa. E premtja do të jetë vendimtare për kurbinasit, pasi në këtë seancë do të vendoset formacioni dhe taktika që trajneri Nica do të zgjedhë për ta përballuar Vllazninë.