e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Disiplina me dorë të hekurt, internon Gramozin, e pëson dhe Memaliaj

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Disiplina me dorë të hekurt, internon Gramozin, e pëson dhe Memaliaj

Përveç problemeve në Superiore dhe mbledhja e Komisionit të Disiplinës pritej me interes për dy gjarjet e ndodhura në Memaliaj dhe Ersekë që bënë bujë në media prej dhunës së shfaqur në stadiumet e këtyre dy qyteteve.Untitled-1

Kështu, Gramozi humbet ndeshjen në tavolinë dhe "përzihet" nga Erseka deri në fund të këtij sezoni, ndërsa i dënohen edhe katër lojtarë me dënime të ndryshme. Ndërkohë e pëson edhe portieri i dhunuar Shtrepi që dënohet me 8 ndeshje.

Memaliaj gjithashtu ka humbur ndeshjen në tavolinë, e do të duhet të zhvillojë tashmë 4 ndeshje pa spektatorë në fushën e saj, ndërsa me dy vite pezullim është dënuar Denis Memo për goditje të zyrtarëve të ndeshjes.

Vendimet e plota:

Lojtari i KF "Korabi", Halim Bega, per sjellje te keqe ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.

Zyrtari i KF "Dinamo", Indrit Skrela, per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 8(tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 49/2.a te KDS.

Lojtari i KF "Tirana B", Gledis Mezini, per provokim te publikut, denohet 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv, me bazuar ne nenin 53 te KDS.

KF "Shenkolli", per sjellje te keqe te tifozeve te saj , denohet me 100.000 (njeqindmije) leke gjobe dhe 1(nje) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates, bazuar ne nenet 66/1 dhe 136/1.b te KDS.

Lojtari i KF " Gramozi", Adriatik Kodra, per ofendim ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 2(dy) ndeshje pezulllim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.

Lojtari i KF "Gramozi", Enea Mydin dhe lojtari i KF "Domosodova" Josel Shtrepi, per dhune ndaj njeri­tjeterit, denohet 8(tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.

Lojtari i KF "Gramozi", Ardit Baci dhe Erjon Cenko, per sjellje te keqe ndaj kundershtareve, denohet secili me pezullim nga aktiviteti sportiv deri ne fund te sezonit,bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.

KF "Gramozi", per deshtim ne përmbushjen e përgjegjësive ne organizimin e ndeshjes me KF "Domosdova", për hyrjen brenda pjesës se rrethuar te fushës se lojës te personave duke shkaktuar akte dhune ndaj lojtareve ne fushe dhe pasoja te renda, ne baze te Nenit 65/2 dhe 65/3/b) dënohet me ndalimin e zhvillimit te ndeshjeve ne stadiumin përkatës deri ne përfundim te sezonit futbollistik; humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3 me 0 si dhe gjobe ne masën 100.000 (njeqind mije) lek me aplikim te Nenit 136 b) te KDS.

Lojtari i KF "Memaliaj", Denis Memo, per goditje me grusht ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 24(njezetekater) muaj pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 49/1.b te KDS.

KF "Memaliaj", per deshtim ne permbushjen e pergjegjsive, denohet me 4(kater) ndeshje pa spektator, humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3 me 0 me KF "Tepelena" dhe me 100.000 (njeqindmije) gjobe, bazuar ne nenin ,65/1, 65/3.b dhe 136/1.b te KDS.

Lojtari i KF "Orikumi", Sabri Omeri, per provokim te publikut, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 53 te KDS.

Lojtari i AF "Dinamo" U­17, Mesur Hoxha, per sjellje ofenduese ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.

KF "Lushnja" U­19, per deshtim ne permbushjen e pergjegjesive, denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3 me 0 ne KF "Butrinti" U­19, zhvillimin e 4(kater) ndeshje pa spektator dhe me 500.000 (peseqindmije) leke gjobe, bazuar ne nenin 65/3.a dhe 136/1.e te KDS.

Zyrtari i KF "Lushnja" U­19, Bledar Hasalla, per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 8(tete) ndeshje pezullim nga akiviteti sportiv, bazuar ne nenin 49/2.a te KDS.