Katari elozhe Kombëtares së Xhani De Biazit: Ekip me uri
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
FSHf ka zyrtarizuar dje miqësoren me Katarin që do të luhet më 29 Maj në Austri. Zyrtarizimi i këtij lajmi ka ardhur edhe në faqen zyrtare të Federatës së Katarit ku njëkohësisht nuk munguan edhe elozhet për Kombëtaren shqiptare.
Në njoftim theksohej se përfaqësuesja kuqezi do të luajë në finalet e 'Euro 2016', ndërsa Shqipëria etiketohej si një ekip i uritur dhe që luan fort në fushë, cilësi falë të cilave kuqezinjtë fituan me Francën dhe Portugalinë gjatë kualifikueseve.
Sipas zyrtarëve të QFA-së, përballja me kuqezinjtë në Austri do të zhvillohet në kuadër të politikës që po ndiqet për realizimin e miqësoreve kundër skuadrave që klasifikohen në 50 vendet e para të renditjes botërore të FIFA-s.
Përballja e 29 Majit në Kapfenberg të Austrisë do të jetë përballja e dytë historike e Shqipërisë me Katarin, pas fitores 2-1 në Madrid në vitin 2012. Katari pozicionohet të 78-ta në renditjen e FIFA-s, ndërsa kryesojnë Grupin A të kualifikueseve të Botërorit 2018 në Zonën Aziatike, me 6 fitore në po kaq ndeshje të luajtura.
