e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tirana/ Situata me dëmtimet

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tirana/ Situata me dëmtimet

Erjon Vucaj më në fund bashkohet me grupin. Fantazisti, pas afro 3 muajsh, u është rikthyer ngarkesave dhe është vënë zyrtarisht nën urdhrat e Ilir Dajës.tirana

Nën përkujdesjen e stafit mjekësor, ai pritet që të rigjejë shpejt formën optimale dhe të hedhë kështu pas krahëve problemin që kishte në muskujt e barkut.

Gjasat janë që ai të jetë një alternativë më shumë për stafin teknik para Teutës, por sigurisht që nga stoli, pasi ende nuk është gati për të qenë titullar.

Mirëpo, jo gjithçka shkon vaj te kryeqytetasit. Gjatë seancës së djeshme në fushë mungonte Edvan Bakaj. Portieri kishte një problem në shpatull, ndaj për të mos rrezikuar ka kryer vetëm masazh. Megjithatë duket se nuk rrezikon.