e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Laçi, drejtuesit pritet të rikthejnë Stavri Nicën

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Laçi, drejtuesit pritet të rikthejnë Stavri Nicën

Edhe pse barazoi në Pukë e trajneri mund të qëndrojë, sërish te Laçi janë të zhgënjyer. Madje, Stavri Nica ka deklaruar pas takimit se do të mendojë tërheqjen nga drejtimi i skuadrës. Trajneri, siç duket, e ka pasur me të tijtë.Stavri Nica ne Vllaznia-Laci 3-0 "Një skuadër që nuk përgjigjet. Sulmuesit e kanë humbur fillin, ndaj është e kotë të lodhem", tha ndër të tjera Nica pas takimit, duke shigjetuar vijën e parë të sulmit. Por, përveç anës sportive, armiku i madh i Laçit të shtunën ishte edhe terreni.

Ndërkaq, dje skuadra është lënë pushim. Sot, me gjasë, klubi do të ndalet dhe një herë në përcaktimin përfundimtar të detyrave të gjithsecilit. Nica gëzon respekt maksimal në qarqet futbollistike të Laçit dhe vijimësia e tij me skuadrën, për përmbushjen e misionit sezonal, konsiderohet jetike.

Durrsaku u kthye në hero për gjithë Kurbinin, ndërsa në maj 2013, në krye të Laçit, solli për herë të parë në klub kupën e Shqipërisë.

Megjithatë, edhe për këtë problem, krijuar të shtunën, pritet të ketë zgjidhje. Sakaq, që nga sot, Laçi lipset të fillojë e të mendojë për ndeshjen e radhës.

Këtë herë mysafiri është një pretendent për titullin. Me Partizanin nuk do të jetë e lehtë, mirëpo fakti që kontingjenti është i plotë, lejon të besohet se sfida do të jetë mjaft interesante. Për Laçin e fazës së katërt, domosdo që nevojiten patjetër edhe 6-7 pikë. Natyrisht pa e hequr mendjen nga gjysmëfinalja e kupës.