Mërgim Mavraj i bashkohet Fundjavës ndryshe
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
I kthyer në Shqipëri pasi është grumbulluar nga De Biazi për dy miqësoret e radhës, mbrojtësi kuqezi Mërgim Mavraj e ka shfrytëzuar ditën e dielë duke i ardhur në ndihmë një familje të varfër.
Futbollisti i është bashkuar nismës "Fundjava ndryshe" dhe ka kontribuar diçka nga vetja e tij për disa njerëz në nevojë. Mavraj shquhet si një person human dhe me zemër të gjerë.


