LUSHNJA/ Shtatë vite pa humbur në Peqin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas një ndërprerjeje të gjatë dhe të pazakontë të kampionatit në këtë periudhë, lushnjarët do të luajnë nesër në Peqin ndaj Shkumbinit.
Verdhejeshilët po u japin dorën e fundit përgatitjeve në kuadrin e kësaj ndeshjeje.
Mesfushori Ervis Gjyla, që shënoi një dygolësh në fitoren e fazës së parë të lushnjarëve në Peqin, në një prononcim për gazetën "Panorama Sport", u shpreh: "Shkojmë në këtë ndeshje për të marrë rezultatin pozitiv dhe për të përforcuar pozitat në vendin e katërt. Pavarësisht se kundërshtari do të kërkojë fitoren, ne do të japim më të mirën tonë për të marrë rezultatin pozitv".
Lushnjarët kanë shtatë vjet që nuk humbasin në Peqin, kur në 18 prill 2009 humbnin 0-1 përballë Shkumbinit. Ndërsa fitorja e fundit e verdhejeshilëve në Peqin i përket 31 tetorit të kaluar, 3-0, me golat e Gjylës (2) dhe Sefës. Kjo është dhe fitorja e vetme e Lushnjës në transfertë për këtë sezon.
Përgatiti: Alban Alushi