Skandali i basteve/ Konte në telashe, prokuroria kërkon 6 muaj pezullim
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Një hetim i nisur nga prokurori Roberto Di Martino për trukimin e ndeshjeve, ka prekur edhe trajnerin e Kombëtares italiane të futbollit. Prokurori i Kremonës kërkon pezullim me 6 muaj për Antonio Konten dhe një gjobë prej 8 mijë eurosh.
Ngjarja i referohet episodeve të ndeshjes AlbinoLeffe-Siena më 29 maj të vitit 2011, në kohën kur Konte ka qenë trajner i Sienës.
Sipas gazetës më të madhe sportive në Itali "La Gazzetta dello Sport", vendimi për trajnerin pritet të merret në mesin e muajit maj.
Rikthimi i kësaj çështjeje në fokus të mediave italiane vjen pas firmosjes së kontratës që Kontes bëri me klubin e Çelsit në Premier Ligë, me një kontratë prej 20 milionë eurosh.