LIVE Teuta Tërbuni 1-0, Dita kalon në avantazh vendasit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kategoria Superiore
Java e 22-të
Teuta - Tërbuni 1-0
Golat: Dita 34´
Formacionet e mundshme
Teuta: Rizvani, Lukiç, R. Hoxha, E. Hoxha, Kotobelli, Dita, Hodo, Hila, Lena, Lamçë, Magani;
Trajner: G.Magani.
Tërbuni: Kuka, Beci, Borshi, Tasiç, Fangaj, Karakaçi, Gavazaj,Tushe, Dedyn, Uilker, Jovanoviç;
Trajner: V.Gjoni.
Arbitra: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Paulin Simoni, Edvin
Hoxha
Pjesa e parë- 45 minuta të qeta, me pak raste dhe një gol të realizuar nga Teuta. Vendasit e nisin qetësisht sfidën me besim dhe arrijnë të finalizojnë me sukses duke mbyllur pjesën e parë në avantzh 1-0. Bruno Dita përfiton nga një skemë e lojtarëve të tij dhe dalje e nxituar e Kukës dhe godet duke i dhënë epërsinë vendasve.
Skuadra pukjane zhvendoset e gjitha në mbrojtje, me dalje të pakta në zonën e durrsakëve, ku provojnë vetëm një herë me anë të argjentinasit Martin Dedyn, por pa rezultat.
Minutat
Mbyllet pjesa e parë në avantazh 1-0 për vendasit.
Akordohet vetëm një minutë shtesë
45´ Kundërsulmojnë pukjanët por nuk arrijnë të depërtojnë në zonën e vendasve, pasi mbyllin mirë durrsakët.
42´ Loja përqëndrohet në mesfushë, vendasit qarkullojnë dhe tentojnë të gjejnë rrjetën e dytë.
39´ Përsëri Eri Lamçja tenton nga distanca por jashtë kuadratit.
38' Lamçja provon nga e majta por largojnë miqtë.
36´ E dhejta goditje këndi për Teutën. E ekzekuton Lukiç, tenton me kokë Rustem Hoxha por mbi kuadrat.
34'GOL! E nënta goditje këndi për Teutën. E ekzekuton Lukiç, kros nga Lena për Ditën në zonë, del Kuka por përfiton mesfushori i durrsakëve dhe realizon golin e avantazhit.
32´ Kundërsulmojnë pukjanët, tentojnë me anë të argjentinasit Martin Dedyn, i cili gjuan nga distanca por mbi kuadrat.
31´ E teta goditje këndi për vendasit, largon Tushe, e rimarrin durrsakët, por kontrollon Kuka.
29´ Goditje këndi, e shtata për Teutën. E ekzekuton Lukiç, topi përfundon në zonë, largojnë vendasit.
28´ Aksion i Teutës, kros nga e majta për Maganin në zonë i cili gjuan por pa rezultat.
27´ E gjashta goditje këndi për Teutën. E ekzekuton Lukiç, largojnë pukjanët.
24´ E pesta goditje këndi për Teutë. E ekzekuton Lukiç, krosim i lartë, gjuan Erand Hoxha, por jashtë kuadratit.
21´ E katërta goditje këndi për Teutën. E ekzekuton Lukiç, devijon Magani, e çon në rivënie fundore.
20´ Administrojnë kontrollin e topi durrsakët, shtyjnë para drejt sulmit, ndërsa mbrojnë mirë pukjanët.
17´ Loja përqëndrohet në mesfushë, qarkullojnë durrsakët, provojnë të gjejnë rrugën e rrjetës por pa rezultat.
13´ Dominojnë vendasit, tentojnë të gjejnë hapësira tek zona e pukjanëve, por mbyllin mirë miqtë.
10´ Provon përsëri Artur Magani përballë Kukës por pret portieri i pukjanëve.
08´-09´ Tjetër mundësi për Teutën, provon Lena, por topi devijohet nga mbrojtësit pukjanë dhe e çon në godije këndi, e treta për vendasit, që ekzekutohet nga Lukiç, por nuk arrijnë ta shfrytzojnë.
07´ Aksion i Teutës nga e djathta, kros për Maganin i cili futet në zonë, gjuan por pret Kuka.
05´ E dyta goditje këndi për Teutën. E ekzekuton Lukiç, Kuka devijon topin, provojnë vendasit por nuk shfrytëzojnë.
02´ Goditje këndi për Teutën. E ekzekuton Lukiç, krosim drejt zonës por asnjë rrezik për miqtë.
Starton sfida