Bylisi surprizon Laçin, fiton dhe i largohet fundit të tabelës
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kategoria Superiore
Java e 22-të
Bylisi bën surprizën ne Laç pasi e mund 0-1. Ekipi drejtuar nga Zizoviç ka marrë një fitore tejet të rëndësishmë që e largon nga zona e ftohtë pasi tashmë ka 19 po aq sa Vllaznia e vendit të 7, por këta të fundit me një ndeshje më pak. Nga ana tjetër Laçi mbetet në vendin e 6 me 28 pikë. Goli i shënuar nga i riu Bilali ka vendosur fatin e këtij takimi
Laçi - Bylis 0-1
Golat: Bilali 71´
Pjesa e parë ka folur e gjitha për Laçin. Kurbinasit kanë dominuar në çdo cep të fushës dhe kanë krijuar raste të njëpasnjëshme, por nuk kanë mundur dot t'i konkretizojnë në gol. Bylisi mbrpohet dhe përpiqet të dalë përpara me kundërsulme.
Me rrjeta të paprekura mbyllet fraksioni i parë i sfidës. Në pjesën e dytë, Bylisi duket më i qartë në fushe. Edhe dy zëvëndësimet japin më shumë freski ekipit të Zizoviç që gjen shume shpejt golin e epërsisë. Janë pikërisht Izuçuku dhe Bilali të futur në pjesën e dytë që gjejnë rrjetën.
Në minutën e 71-të Izuçuku avancon nga e djathta, pason në qendër, aty e kontrollon topin Bilali që del i vetëm përballë portierin dhe nuk e ka të vështirë të realizojë. 0-1 dhe ballshiotët në avantazh. Laçi nuk pajtohet dhe dhe hidhet në sulm.
Tentojnë deri në fund për të gjetur të pakën golin e barazimit, por nuk ia dalin. Mbylklet gjithçka 0-1 dhe Bylisi merr një fitore tejet të rëndësishmë që e largon nga zona e ftohtë pasi tashmë ka 19 po aq sa Vllaznia e vendit të 7, por këta të fundit me një ndeshje më pak. Nga ana tjetër Laçi mbetet në vendin e 6 me 28 pikë.
MINUTAT:
90´ Sinjalizohen 4 minuta shtesë.
86´ Cetkoviç provon me një goditje dënimi, pranë golit të barazimit Laçi.
85´ Dosti kroson drejt zonës, Cela godet me kokë, por pret në pozicion Frashëri.
82´ Dosti depërton bukur brenda zonës, prpvon me të djathtën, por topi kalon ngjitur me shtyllën.
80´ Goditje dënimi për Laçin, Veliaj provon goditjen drejt zonës, por pret mjaft mirë Frashëri.
76´ Karton i dytë i verdhë i Hoxhajn, sulmuesi ballshiot largohet nga fusha duke lënë ekipin e tij me 10 lojtarë.
71´ GOOOOL BYLISI, shënon Bilali. Izuçuku avancon nga e djathta, pason në qendër, aty e kontrollon topin Bilali që del i vetëm përballë portierin dhe nuk e ka të vështirë të realizojë. 0-1
70´ Pasim i gjatë për Lushkjan që godet me jëherë, por e dërgon topin mbi traun e portës.
67´ Hyshmeri gjen hapësirën dhe provon goditjen nga distanca me të majtën, por topi kalon shumë metra larg portës së mbrojtur nga Selmani.
61´ Alla provon goditjen nga jashtë zone, por pret mjaft mirë Selmani.
57´ Brahja shkakton faull ndaj Albi Dostit dhe arbitri e ndëshkon mbrojtësin e Bylisit me karton të verdhë.
52´ Bie disi ritmi i lojës, topi luhet më së shumti në mesfushë.
47´ Mitraj depërton bukur në zonën e Bylisit, provon goditjen, por bllokohet.
46´ Ka nisur pjesa e dytë, ballshiotët e nisin me zëvendësim, largohet Edmilson, në fushë Izuçuku.
Mbyllet pjesa e parë, Laçi-Bylis 0-0
45´ Hoxhaj provon goditjen nga distanca, por pret në pozicion Selmani.
43´ Zëvendësim te Laçi, Nimani i lë vendin Mitrajt.
42´ Goditje dënimi për Laçin në kufijtë e zonës, provon Buyljan, por topi devijohet në murin mbrojtës.
39´ Mbella avancon bukur përpara, pengohet nga Buljan në hyrje të zonës, goditje dënimi për Bylisin, por nuk sjell asgjë.
37´ Karton i verdhë për Hoxhaj i cili proteston ashpër para gjyqtarit.
35´ Veliaj vertikalizon bukur për Cetkoviç që del i vetëm përballë Frashërit, por tregohet më i shpejtë portieri ballshiot dhe kontrollon topin.
30´ Laçi vazhdon të mbetet përpara, sulmon vazhdimisht, Bylisi mbrohet.
25´ Kombinime mjaft të bukura mes Ademir dhe Cetkoviç, topi shkon te Bimani që provon goditjen, por bllokohet nga mbrojtësit e Bylisit.
23´ Gocaj tenton nga distanca, por topi devijohet dhe kalon ngjitur me shtyllën pingule, ka goditje kendi.
21´ Cetokviç në krahun e djathtë, shmang bukur Simiç dhe futet brenda zonës, pason në qendër, por më parë ka dalë topi në rivënie fundore.
18´ Lushkja merr një pasim dhe të gjatë dhe mundohet të godasë, humbet kohë dhe fiton një goditje nga kendi.
14´ Mbella depërton bukur në krahun e djathtë, hedh topin drejt zonës, por është i pakalueshëm Sheta.
11´ Shënon Laçi, por ka pozicion jashtë loje. Dosti jep n jë pasim perfekt për Gocajn i cili realizon, por ansori e ka sinjalizuar si të parregullt këtë gol.
08´ Ademir kroson rrezikshëm nga e djathta, por largon rrezikun mbrojtësi Alla. Kurbinasit mbeten përpara.
05´ Mbella niset me shpejtësi në krahun e majtë, kroson drejt zonës, por largon Sheta,
03´ Nimani merr një pasim dhe avancon përpara, tenton pasimin për Cetkoviç brenda zonës, por largojnë mbrojtësit e Bylisit.
Formacionet
Laçi: Selmani, Souza, Sheta, Buljan, Çela, Lushkja, Veliaj, Dosti, Gocaj, Nimani, Cetkoviç;
Trajner: S.Nica.
Bylisi: Frashëri, Dukiç, Brahja, Simiç, Peposhi, Hysjmeri, Alla,Gava, Mbella, Edmilson, Hoxhaj;
Trajner: A.Zildzoviç.
Arbitra: Kridens Meta, Gerhard Qirici, Denis Agaraj, Juxhin Xhaja