Teuta vuan ndaj Tërbunit, por Dita i jep tre pikët (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kategoria Superiore
Java e 22-të
Teuta - Tërbuni 2-1
Golat: Dita 34´, 90'+5'/Karakaçi 75´
Formacionet e mundshme
Teuta: Rizvani, Lukiç, R. Hoxha, E. Hoxha, Kotobelli, Dita, Hodo, Hila, Lena, Lamçë, Magani;
Trajner: G.Magani.
Tërbuni: Kuka, Beci, Borshi, Tasiç, Fangaj, Karakaçi, Gavazaj,Tushe, Dedyn, Uilker, Jovanoviç;
Trajner: V.Gjoni.
Arbitra: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Paulin Simoni, Edvin
Hoxha
Goli i Bruno Ditës
Posted by Panorama Sport on Sunday, 21 February 2016
Pjesa e parë- 45 minuta të qeta, me pak raste dhe një gol të realizuar nga Teuta. Vendasit e nisin qetësisht sfidën me besim dhe arrijnë të finalizojnë me sukses duke mbyllur pjesën e parë në avantzh 1-0. Bruno Dita përfiton nga një skemë e lojtarëve të tij dhe dalje e nxituar e Kukës dhe godet duke i dhënë epërsinë vendasve.
Skuadra pukjane zhvendoset e gjitha në mbrojtje, me dalje të pakta në zonën e durrsakëve, ku provojnë vetëm një herë me anë të argjentinasit Martin Dedyn, por pa rezultat.
Minutat
90'+5´ GOL! Teuta arrin të realizojë golin e fitores në minutën e fundit të shtesës. I njëjti auto goli, Bruno Dita shënon golin e dytë për skaudrën, duke i dhënë tre pikë të arta durrskaëve.
5 minuta shtesë, Teuta vazhdon tentativat për të shënuar golin e dytë por nuk ja del.
90´ Artur Magani ka pasur mundësinë e artë të dyfishojë shifrat, sulmuesi nuk ka pasur fat përballë Kukës, duke e dërguar topin jashtë kuadratit.
89´ Rritet trysnia në minutat e fundit të lojës, vendasit janë hedhur të gjithë sulm për të gjetur rrjetën e dytë, ndërsa skuadra e Viktor Gjonit është mbërthyer e gjitha në mbrojtje.
85´ Moment i mirëpër skuadrën e Teutës, të cilët tentojnë vazhdimisht për të realizuar golin e avantazhit, por mbyllin mirë pukjanët e vendosur në mbrojtje.
80´ - 82´ Teuta është totalisht në kërkim të golit të avantazhit. Vendasit tentojnë me anë të Xhonatan i cili përballë Kukës nuk ka arritur të finalizojë.
75´ GOL! Tërbuni barazon shifrat në 1-1. Kapiteni Karakaçi shënon golin e barazimit për skuadrën.
70´ Përsëri vendasit marrin qarukullimin e topit, tentojnë të depërtojnë në zonën e pukjanëve për të realizuar golin edytë por nuk ja dalin.
68´ Del Lamçja, futet Xhonatan.
67´ Kundërsulmojnë pukjanët, Gavazaj tenton në qendër por devijon Rizvani.
65´ Goditje dënimi për Teutën, e ekzekuton Lukiç, Kuka largon mbi kuadrat.
63´- 64´ E rimarrin topin vendasit, rikthehen në zonën e pukajnëve, qarkullojnë topin, hapin lojën në të majtë, provojnë të depertojnë në zonën e Kukës.
61´ Zëvendësim tek Teuta, del Lena, futet Florian Kadriu.
60´ Tasiç ndëshkohet me të verdhë.
59´ Kundërsulmon Tërbuni, Dedyn tenton të shërbejë për Pereren në zonë por largojnë vendasit.
57´ E treta goditje këndi për Tërbunin. E ekzekuton Karakaçi, largojnë vendasit, e merr Tushe, i cili provon nga distanca por shumë larg kuadratit.
56´ E dyta goditje këndi për Tërbunin, largon Lukiç, provon Gavazaj por jashtë kuadratit.
55´ Kundërsulm i shpejtë i Teutës, Hodo ka rastin të dyfishojë shifrat por nuk ja del, tentativa e tij përfundon jashtë.
54´ Goditje këndi për tërbunin, e ekzekuton Karkaçi, largojnë vendasit.
48´-50´ Teuta përsëri qarkullon topin, tenton të gjejë golin e dytë.
starton pjesa e dytë
Mbyllet pjesa e parë në avantazh 1-0 për vendasit.
Akordohet vetëm një minutë shtesë
45´ Kundërsulmojnë pukjanët por nuk arrijnë të depërtojnë në zonën e vendasve, pasi mbyllin mirë durrsakët.
42´ Loja përqëndrohet në mesfushë, vendasit qarkullojnë dhe tentojnë të gjejnë rrjetën e dytë.
39´ Përsëri Eri Lamçja tenton nga distanca por jashtë kuadratit.
38' Lamçja provon nga e majta por largojnë miqtë.
36´ E dhejta goditje këndi për Teutën. E ekzekuton Lukiç, tenton me kokë Rustem Hoxha por mbi kuadrat.
34'GOL! E nënta goditje këndi për Teutën. E ekzekuton Lukiç, kros nga Lena për Ditën në zonë, del Kuka por përfiton mesfushori i durrsakëve dhe realizon golin e avantazhit.
32´ Kundërsulmojnë pukjanët, tentojnë me anë të argjentinasit Martin Dedyn, i cili gjuan nga distanca por mbi kuadrat.
31´ E teta goditje këndi për vendasit, largon Tushe, e rimarrin durrsakët, por kontrollon Kuka.
29´ Goditje këndi, e shtata për Teutën. E ekzekuton Lukiç, topi përfundon në zonë, largojnë vendasit.
28´ Aksion i Teutës, kros nga e majta për Maganin në zonë i cili gjuan por pa rezultat.
27´ E gjashta goditje këndi për Teutën. E ekzekuton Lukiç, largojnë pukjanët.
24´ E pesta goditje këndi për Teutë. E ekzekuton Lukiç, krosim i lartë, gjuan Erand Hoxha, por jashtë kuadratit.
21´ E katërta goditje këndi për Teutën. E ekzekuton Lukiç, devijon Magani, e çon në rivënie fundore.
20´ Administrojnë kontrollin e topi durrsakët, shtyjnë para drejt sulmit, ndërsa mbrojnë mirë pukjanët.
17´ Loja përqëndrohet në mesfushë, qarkullojnë durrsakët, provojnë të gjejnë rrugën e rrjetës por pa rezultat.
13´ Dominojnë vendasit, tentojnë të gjejnë hapësira tek zona e pukjanëve, por mbyllin mirë miqtë.
10´ Provon përsëri Artur Magani përballë Kukës por pret portieri i pukjanëve.
08´-09´ Tjetër mundësi për Teutën, provon Lena, por topi devijohet nga mbrojtësit pukjanë dhe e çon në godije këndi, e treta për vendasit, që ekzekutohet nga Lukiç, por nuk arrijnë ta shfrytzojnë.
07´ Aksion i Teutës nga e djathta, kros për Maganin i cili futet në zonë, gjuan por pret Kuka.
05´ E dyta goditje këndi për Teutën. E ekzekuton Lukiç, Kuka devijon topin, provojnë vendasit por nuk shfrytëzojnë.
02´ Goditje këndi për Teutën. E ekzekuton Lukiç, krosim drejt zonës por asnjë rrezik për miqtë.
Starton sfida