e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kategoria Superiore/ Po luhet LIVE Laçi Bylis 0-0

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kategoria Superiore/ Po luhet LIVE Laçi  Bylis 0-0

Kategoria Superiore
Java e 22-të

Laçi pret në shtëpi Bylisin në një ndeshje tejet deçizive për objektivat e të dyja ekipeve. Kurbinasit synojnë fitoren për të shpresuar te Europa nëpërmjet kampionatit, ndërsa ballshiotët kërkojnë t'i largohen fundit të tabelës.

laMINUTAT:
Mbyllet pjesa e parë, Laçi-Bylis 0-0
45´
Hoxhaj provon goditjen nga distanca, por pret në pozicion Selmani.
43´
Zëvendësim te Laçi, Nimani i lë vendin Mitrajt.
42´
Goditje dënimi për Laçin në kufijtë e zonës, provon Buyljan, por topi devijohet në murin mbrojtës.
39´
Mbella avancon bukur përpara, pengohet nga Buljan në hyrje të zonës, goditje dënimi për Bylisin, por nuk sjell asgjë.
37´
Karton i verdhë për Hoxhaj i cili proteston ashpër para gjyqtarit.
35´
Veliaj vertikalizon bukur për Cetkoviç që del i vetëm përballë Frashërit, por tregohet më i shpejtë portieri ballshiot dhe kontrollon topin.
30´
Laçi vazhdon të mbetet përpara, sulmon vazhdimisht, Bylisi mbrohet.
25´
Kombinime mjaft të bukura mes Ademir dhe Cetkoviç, topi shkon te Bimani që provon goditjen, por bllokohet nga mbrojtësit e Bylisit.
23´
Gocaj tenton nga distanca, por topi devijohet dhe kalon ngjitur me shtyllën pingule, ka goditje kendi.
21´
Cetokviç në krahun e djathtë, shmang bukur Simiç dhe futet brenda zonës, pason në qendër, por më parë ka dalë topi në rivënie fundore.
18´
Lushkja merr një pasim dhe të gjatë dhe mundohet të godasë, humbet kohë dhe fiton një goditje nga kendi.
14´
Mbella depërton bukur në krahun e djathtë, hedh topin drejt zonës, por është i pakalueshëm Sheta.
11´
Shënon Laçi, por ka pozicion jashtë loje. Dosti jep n jë pasim perfekt për Gocajn i cili realizon, por ansori e ka sinjalizuar si të parregullt këtë gol.
08´
Ademir kroson rrezikshëm nga e djathta, por largon rrezikun mbrojtësi Alla. Kurbinasit mbeten përpara.
05´ Mbella niset me shpejtësi në krahun e majtë, kroson drejt zonës, por largon Sheta,
03´ Nimani merr një pasim dhe avancon përpara, tenton pasimin për Cetkoviç brenda zonës, por largojnë mbrojtësit e Bylisit.

LIVE' Laçi - Bylis 0-0

Formacionet

Laçi: Selmani, Souza, Sheta, Buljan, Çela, Lushkja, Veliaj, Dosti, Gocaj, Nimani, Cetkoviç;
Trajner: S.Nica.
Bylisi: Frashëri, Dukiç, Brahja, Simiç, Peposhi, Hysjmeri, Alla,Gava, Mbella, Edmilson, Hoxhaj;
Trajner: A.Zildzoviç.
Arbitra: Kridens Meta, Gerhard Qirici, Denis Agaraj, Juxhin Xhaja