LIVE Flamurtari Vllaznia 1-0, realizon Lushtaku (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Flamurtari pret sot Teutën, takim i vlefshëm për javën e 22-të të Kategorisë Superiore. Pas kualifikimit në Kupë vlonjatët janë me moralin lart dhe sot synojnë 3 pikët përballë një rivali direkt në luftën për mbijetesë. Nga ana tjetër Vllaznia e Cungut shkon në Vlorë me synimin për të mos dalë pa pikë.
LIVE' Flamurtari - Vllaznia 1-0
Golat: Lushtaku 43´
Goli i Lushtakut:
Flamurtari - Vllaznia - Lushtaku gol by gazeta-panorama
MINUTAT:
Mbyllet fraksioni i parë i sfidës, Flamurtari-Vllaznia 1-0.
45´ Sinjalizohen dy minuta shtesë në këtë pjesë të parë.
43´ GOOOL FLAMURTARI, shënon Lushtaku. Aksion në krahun e djathtë, krosim brenda zonës i Idrizit që gjen të lirë Lushtakun në qendër, mesfushori godet me kokë dhe e dërgon topin në rrjetë.
40´ Danilo mundohet të depërtojë në krahun e majtë, bllokohet mjaft mirë, por fiton një goditje kendi.
37´ Bardulla provon goditjen e menjëhershme nga jashtë zone, por pret mjaft mirë Ilion Lika.
32´ Flamurtari mbetet në sulm, por sërish mungojnë goditjet drejt portës, Vllaznia mbrohet mjaft mirë.
27´ Goditje dënimi për Flamurtarin, Lushtaku kroson drejt zonës, por largojnë mbrojtësit e Vllznisë.
24´ Flamurtari mbetet përpara, vlonjatët sulmojnë dhe bëjnë presing.
20´ Greca tenton vertikalizimin për Danilon, por kontrollon gjithçka Dragojeviç.
18´ Zëvendësim te Vllaznia, largohet i dëmtuar Marku, në fushë Hakaj.
17´ Shtubina nga krahu i majtë kroson drejt zonës, përpiqet Cinari, por largojnë mbrojtësit vlonjatë.
15´ Një pasiguri e Pashajit për pak sa nuk ndëshkon vlonjatët, Kalaja për pak sa nuk përfiton duke dalë i vetëm, por largon në momentin e fundit Pashaj.
13´ Marku i Vllaznisë përplaset me Danilon dhe duhet ndihma mjeksore për ta rikthyer mbrojtësin në fushë.
10´ Ndeshje e barabartë dhe e ekulibruar deri në këtë minutë, ekipet qarkullojnë topin dhe qëndroijnë larg portave respektive.
06´ Ende asnjë rast për të dyja ekipet. Vllaznia luan mbrapa dhe pret kundërshtarin, Flamurtari qarkullon topin dhe qëndron larg portës.
03´ Ka nisur ndeshja me Flamurtarit që mundohet të shfaqet më agresiv duke shtyrë menjëherë përpara.
Kategoria Superiore, JAVA E 22-të
Formacionet
Flamurtari: Lika, Marku, Lakoste, Pashaj, Idrizaj, Nikolini, Telushi, Lushtaku, Greca, Da Silva, Alvesh Trajner: Zekirja Ramadani
Vllaznia: Dragojeviç, Arbri, Rudoviç, Vrapi, Marku, Krymi, Tafili, Bardulla, Shtubina, Çinari, Kalaja Trajner: Aleksandër Maxhar
Arbitra: Enea Jorgji, Emigers Gançi, Astrit Mahmuti, Remzi Sadiku