e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Hiding e konfirmon: Do ta lë Çelsin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Hiding e konfirmon: Do ta lë Çelsin

Trajneri holandez i Çelsit, Gus Hidin ka pranuar se do të tërhiqet nga skuadra londineze në fund të sezonit. Lajmin e konfirmojnë mediat britanike para ndeshjes mes Çelsit dhe Mançester Sitit.

guus-hiddink-cropped_14ovgxb4dhoem152ygjjktuucmTrajneri 69-vjeçar mori drejtimin e përkohshëm të skuadrës së Abramoviçit në muajin dhjetor, pak ditë pasi ky i fundit shkarkoi Zhoze Murinjon.

Hiding ka arritur disa rezultate poziteve me skuadrën e Çelsit, përjashtuar humbjen pak ditë në parë në Ligën e Kampionëve ndaj PSG-së, me rezultatin 2-1.

"Të rinjtë duhet ta marrin përsipër skuadrën dhe më duhet të tërhiqem për pak kohë. Do ta vizitoj shpesh herë Çelsin sezonin tjetër, por s'po mendoj të shkoj diku tjetër",-ka thënë ai.