Zilxhoviç: Fituam ndaj Laçit dhe ndaj arbitrave
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri i Bylisit, Adnan Zilxhoviç pavarësisht se mori 3 pikët, në Laç, sërish nuk i eviton kritikat për arbitrimin. Ai deklaroi sot për 'Supersport" se ekipi i tij fitoi edhe ndaj kurbinasve edhe ndaj gjyqtarëve të takimit.
"Fitore e madhe, kundër një skuadre mjaft të fortë si Laçi. Përballë kishim një rival shumë të fortë, me një trajner shumë të mirë si Stavri Nica, por skuadra luajti mirë dhe i zbatoi shkëlqyeshëm detyrat, sidomos në pjesën e dytë.
Sot e patëm të vështirë, sepse jemi një skuadër të vogël dhe meritojmë respekt, por sot e pa gjithë Shqipëria që fituam kundër Laçit dhe kundër arbitrave. Për fat, arritëm të merrnim 3 pikët, duke treguar që me punë dhe lojë të pastër mund t'ia dalim mbanë.
Loja jonë ka ende luhatje? Është normale, jemi shumë të rinj, edhe unë kam ardhur në janar, ndaj kemi nevojë për kohë. Kemi presion për pikë, jo për lojë, por nëse avancojmë në renditje, më vonë do të shihni lojë të bukur", ka deklaruar pas ndeshjes trajneri i Bylisit.