e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Akuzon Gjoni: Arbitri më tha nuk e mbyll ndeshjen pa u shënuar goli

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Akuzon Gjoni: Arbitri më tha nuk e mbyll ndeshjen pa u shënuar goli

Trajneri i Tërbunit, Viktor Gjoni ka lëshuar një sërë akuzash për gjyqtarin e takimit Teuta-Tërbuni. Numri një i stolit pukian ia faturon xhaketave të zeza humbjen ndaj durrsakëve, duke akuzuar hapur.gjoni"Të gjithë e panë si janë shtuar 7 minuta shtesë. Anësori më thotë pa u shënuar goli s'e mbyll takimin. Nëse funskionon kështu s'do të dalim më në fushë. E quaj një skandal të futbollit shqiptar.

E kam thënë edhe më parë, pavarësisht problemeve, duke parë stërvitjen dhe impenjimin e lojtarëve, kam skuadrën me vete. Do të bëjmë kampionatin e drejtë. Djemtë po paguajnë nga xhepi i tyre për të luajtur dhe ja si shpërblehen.

Kishim edhe një penallti për ne. U shtua 2 minuta shtesë mbi shtesë. Jam shumë i revoltuar për djersën e atyre cunave. S'duhet të biem në këtë nivel për futbollin tonë.

Teuta ankohet për arbitrat, tani kompensohet! Përse kështu funksionon? Jemi njerëz me karakter dhe do të luajmë pastër deri në fund. S'do të tërhiqemi ndaj asnjë kundërshtari. ka deklaruar Viktor Gjoni për 'SuperSport'.