e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

VIDEO/ Flamurtari nuk fal, Lushtaku-Telushi fundosin Vllazninë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
VIDEO/ Flamurtari nuk fal, Lushtaku-Telushi fundosin Vllazninë

Pas kualifikimit në Kupë, Flamurtari është rikthyer edhe te fitorja në kampionat. Vlonjatët kanë mundur sot pastër 2-0 Vllazninë, në një ndeshje e cila ka folur e gjitha për ekipin e Ramadanit.

LIVE' Flamurtari - Vllaznia 2-0
Golat: Lushtaku 43´ Telushi 51

Goli i Lushtakut:

Flamurtari - Vllaznia - Lushtaku gol by gazeta-panorama

Takimi nis me vendasit dukshëm më agresivë. Ekipi vlonjat mundohet të marrë mënjëherë frenat e lojës nën kontroll. Pavarësisht sulmeve të Flamurtarit, rastet në portë mungojnë. Kur pjesa e parë po i drejtohej fundit, vjen dhe goli që zhbllokon sfidën.

Në minutën e 41-të është Lushtaku që i jep epersinë ekipit të tij. Aksion në krahun e djathtë, krosim brenda zonës i Idrizit që gjen të lirë Lushtakun në qendër, mesfushori godet me kokë dhe e dërgon topin në rrjetë. 1-0 dhe ekipet shkojnë në dhomat e zhveshjes me ketë rezultat.

Në fraksionin e dytë, vlonjatët risin edhe me shume presingun dhe arrijnë të dyfishojnë rezultatin. Në minutën e 50-të ka penallti për Flamurtarin, Danilo pengohet brenda zonës dhe arbitri sinjalizon për një 11 metërsh. Nga pika e bardhë shkon Bruno Telushi që nuk gabon dhe dyfishon shifrat.

Pas golit të dytë vlonjatët ndihen më të qetë dhe nisin te administrojnë lojën dhe rezultatin. Vllaznia tenton te rihapë lojën dhe hedh në fushë Dibrën dhe Sefën, por nuk arrin të bëjë asgjë në këtë sfidë.

Në fund mbyllet gjithçka 2-0 dhe vlonjatët marrin 3 pikë mjaft të rëndësishme duke dale nga zona e ftohtë dhe duke u ngjitur në vendin e 7 me 20 pikë, vend ky që mbahej nga Vllaznia. Tashmë shkodranët janë me pikë të barabarta me Bylisin nga 19 dhe ndodhet në zonën e ftohtë.

MINUTAT:
88´ Shkodranët të dorëzuar, nuk kanë forca të shfaqen të rrezikshëm.
85´ Sefa provon me një goditje dënimi për shkodranët, por ka pozicion të pa rregullt dhe ndalet loja.
81´ Vlonjatët tashmë duken të qetë dhe përpiqen vetëm të administrojnë rezultatin.
79´
Karton i verdhë edhe për Lakoste pas ndërhyrjes ndaj Arbrit.
75´ Ndërhyrje e gabuar e Kristi Markut ndaj Shtubinës, ndëshkohet me karton të verdhë.
72´ Sërish Danilo Alvesh që shpërdoron, braziliani godet keq, kur mund të kishte pasuar për shokët e ekipit.
68´
Tjetër rast i pastër për vlonjatët, Danilo Alvesh del i vetëm përballë portierit, por e ndal Dragojeviç.
65´ Danilo Alvesh shënon golin e tretë, por ka pozicion të parregullt.
62´ Telushi depërton bukur në krahun e djashtë, kroson drejt zonës, por nuk e shfrytëzon askush pasimin e tij.
60´ Flamurtari nuk mjaftohet me dy gola, qëndron përpara dhe vazjdon të sulmojë.
55´ Pranë golit Vllaznia, goditje kendi për shkodranët, krosim drejt zonës, topi në rrëmujë dhe për pak sa nuk e shtyjnë drejt rrjetës.
51´ GOOOL FLAMURTARI, Telushi. Nga pika e bardhë shkon Bruno Telushi që nuk gabon dhe dyfishon shifrat.
50´
Penallti për Flamurtarin, Danilo pengohet brendaz zonës dhe ka 11 metërsh.
46´ Flamurtari e nis menjëherë duke rrezikuar pjesën e dytë, pasim për Danilon që del i vetëm përballë portierit dhe gjuan, por e bllokon mjaft mirë Dragojeviç.
Mbyllet fraksioni i parë i sfidës, Flamurtari-Vllaznia 1-0.
45´ Sinjalizohen dy minuta shtesë në këtë pjesë të parë.
43´ GOOOL FLAMURTARI, shënon Lushtaku. Aksion në krahun e djathtë, krosim brenda zonës i Idrizit që gjen të lirë Lushtakun në qendër, mesfushori godet me kokë dhe e dërgon topin në rrjetë.
40´ Danilo mundohet të depërtojë në krahun e majtë, bllokohet mjaft mirë, por fiton një goditje kendi.
37´ Bardulla provon goditjen e menjëhershme nga jashtë zone, por pret mjaft mirë Ilion Lika.
32´ Flamurtari mbetet në sulm, por sërish mungojnë goditjet drejt portës, Vllaznia mbrohet mjaft mirë.
27´ Goditje dënimi për Flamurtarin, Lushtaku kroson drejt zonës, por largojnë mbrojtësit e Vllznisë.
24´ Flamurtari mbetet përpara, vlonjatët sulmojnë dhe bëjnë presing.
20´ Greca tenton vertikalizimin për Danilon, por kontrollon gjithçka Dragojeviç.
18´ Zëvendësim te Vllaznia, largohet i dëmtuar Marku, në fushë Hakaj.
17´ Shtubina nga krahu i majtë kroson drejt zonës, përpiqet Cinari, por largojnë mbrojtësit vlonjatë.
15´ Një pasiguri e Pashajit për pak sa nuk ndëshkon vlonjatët, Kalaja për pak sa nuk përfiton duke dalë i vetëm, por largon në momentin e fundit Pashaj.
13´ Marku i Vllaznisë përplaset me Danilon dhe duhet ndihma mjeksore për ta rikthyer mbrojtësin në fushë.
10´ Ndeshje e barabartë dhe e ekulibruar deri në këtë minutë, ekipet qarkullojnë topin dhe qëndroijnë larg portave respektive.
06´ Ende asnjë rast për të dyja ekipet. Vllaznia luan mbrapa dhe pret kundërshtarin, Flamurtari qarkullon topin dhe qëndron larg portës.
03´ Ka nisur ndeshja me Flamurtarit që mundohet të shfaqet më agresiv duke shtyrë menjëherë përpara.

Kategoria Superiore, JAVA E 22-të

Formacionet
Flamurtari: Lika, Marku, Lakoste, Pashaj, Idrizaj, Nikolini, Telushi, Lushtaku, Greca, Da Silva, Alvesh Trajner: Zekirja Ramadani
Vllaznia: Dragojeviç, Arbri, Rudoviç, Vrapi, Marku, Krymi, Tafili, Bardulla, Shtubina, Çinari, Kalaja Trajner: Aleksandër Maxhar
Arbitra: Enea Jorgji, Emigers Gançi, Astrit Mahmuti, Remzi Sadiku