e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

LIVE Flamurtari Kukësi 0-2, dyfishon Shameti (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
LIVE Flamurtari  Kukësi 0-2, dyfishon Shameti (VIDEO)


Kupa e Shqipërisë

Gjysmëfinalja e parëflamurtari - kukesiFlamurtari - Kukësi 0-2
Golat:
Hasani 11´, Shameti 20´

Flamurtari: Lika, Idrizaj, Lakoste, Pashaj, Çerkini, Curri, Lushtaku, Telushi, Hoxha, Nikolini, Danilo Alvesh

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Malota, Shameti, Mici, Musolli, Zhan Karioka, Erik Flores, Hasani, Dvornekoviç, Emini

Gjyqtari: L. Jemini

Pjesa e parë- Kukësi zhvillon një 45 minutësh super. Realizon dy herë në portën kundërshtare brenda vetëm 9 minutave. Hasani i jep avantazhin skuadrës në minutën e 11´ të takimit, ndërsa vetëm pak minuta me pas Shameti dyfishon shifrat.

Skuadra e drejtuar nga Klodian Duro arrin të menaxhojë qetësisht minutat në vazhdim, "thyen" çdo tentativë të vendasve për t'iu afruar zonës dhe shfrytëzon siç duhet rastet që i jepen në gjysmëfushën e Flamurtarit. Dy gola të shpejtë të pësuar për vendasit është një rezultat që ul nivelin e lojës dhe pse tentativat për të shënuar nuk mungojnë. Djemtë e Ramadanit kërkojnë të gjejnë rrjetën në tre raste të rrezikshme në zonën e verilindorëve gjatë minutave të fundit të fraksionit parë, por gardiani i miqve, Enea Koliçi bën mrekullinë duke larguar rrezikun nga porta.

Flet autori igolit të parë Edon Hasani (pas pjesës së parë)

"Kam një dhembje në kofshë si therje, por jo diçka për të shqetësuar, por vendosa të dilja për të mos rrezikuar.Kemi ardhur për ta vendosur ndeshjen që këtu. Është rezultat pozitiv, megjithëse kemi 45 minuta akoma këtu dhe një takim tjetër në Kukës, akoma nuk ka përfunduar".

Minutat

45'+1´ Hoxha tenton nga e majta por topi përfundon jashtë.
Akordohet 1 minutë shtesë
45´
Tre tentativa të njëpasnjëshme të Flamurtarit, por pret mrekullisht Koliçi.
44´
Nikolini provon nga distanca me të djathtën por pa rezultat.
42´
Goditje dënimi për Flamurtarin. E ekzekuton Lushtaku, por grushton Koliçi.
40´
Flamurtari është kthyer në kundërsulm, ndërsa Kukësi është tërhequr pas duke mbrojtur zonën e Koliçit.
38´
Goditje dënimi për Flamurtarin. Skemë e vendasve, gjuan Telushi por topi devijohet.
36´
minuta lojë. Flamurtari rimerr kontrollin e topit, tenton me Alvesh nga e djathta dhe me Telushin nga distanca por pa rezultat.
32´
Goditje këndi për Kukësin. E ekzekuton Mici, largojnë vendasit, Silva provon nga distanca por mbi traversë.
30´
Ekipi i Flamurtarit ka humbur qetësinë, Çerkini shkaton faull ndaj Hasanit. Goditje dënimi për Kukësin, e ekzekuton Mici, devijon Lika, e çon në këndore.
27´
Kundërsulmojnë vendasit me Alvesh nga e djathta që tenton të krosojë për Lushtakun në zonë por del Koliçi.
23´
minuta lojë. Flamurtari luan pak minuta në gjysmëfushën e kuksjanëve, tenton të depërtojë por nuk ja del.
20´ GOOL!
Goditje këndi për Kukësin. E ekzekuton Mici, topi përfundon në zonë tek Shameti i cili kërcen fuqishëm dhe gjuan me kookë duke çuar topin në rrjetë.
19´
Flores provon nga distanca me të djathtën por topi devijohet.
17´
Telushi tenton nga distanca me të djathtën por topi përfundon jashtë kuadratit.
15´
Flamurtari provon të gjejë golin e barazimit me anë të Hoxhës dhe Alvesh por mbyllin mirë kuksjanët.
11´ GOOL!
Hasani gjuan nga e djathta fuqishëm drejt portës, Dvornekoviç ndodhet në zonë por nuk e prek topin ndërsa përfundon në rrjetë.
07´
Goditje dënimi për vendasit, e ekzekuton Lushtaku. Topi përfundon në qendër largojnë kuksjanët.
04´
Flamurtari e vuan presionin e minutave të para. Por mbron mirë zonën e Likës.
02´
minuta lojë Kukësi provon me Hasanin nga e djathta provon dhe fiton një rivënie anësore.
Starton takimi