Skënderbeu eksperiment me Laçin? Josa: Objektiv kampionati, ruajtëm ekipin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas humbjes që ekipi i Skënderbeut pësoi në Laç me rezultatin 1-0, trajneri i korçarëve Mirel Josa deklaroi se ndeshja nuk u nënvlerësua, por u provuan disa futbollistë që nuk ishte aktivizuar sa duhet në ndeshjet e tjera.
Josa pranoi se ekipi bazë u ruajt për ndeshjen e së dielës në kampionat dhe se sfida ndaj Laçit do të përcaktohet në 90' minutat e kthimit.
"Nuk e nënvlerësuam Kupën. Objektivi ynë kryesor është kampionati. Duke pasur parasysh ndeshjen e ditës së diel, ruajtëm deri diku skuadrën.
Unë kam besim edhe te këto lojtarë që futa sot në lojë, megjethatë nuk tregaun ndonjë ndryshim të madh... nënvlerësim nuk kishte, por ne kemi objektiv kampionatin dhe kualifikimi nuk ka përfunduar akoma",-deklaroi Josa për 'Supersport".