e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Infantino në skandalin e pastrimit të parave, Policia kontroll UEFA-s

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Infantino në skandalin e pastrimit të parave, Policia kontroll UEFA-s

Pas lajmit të publikuar një ditë më parë se kreu i ri i FIFA-s, Xhani Infantino, ishte i përfshirë në skandalin e pastrimit të parave 'Panama Papers', policia zviceriane kreu kontrolle në zyrat qëndrore të UEFA-s.

01_06161915_64fcfc_2783996aSipas mediave ndërkombëtare, gjatë kontrollit policor janë gjetur shkresa që flasin për kontrata të firmosura më parë, emri i të cilave ka dalë në skandalin e 'parajsës fiskale' të publikuar nga mediat e ndryshme.

Një ditë më parë gazeta britanike 'The Guardian' tha në artikullin e saj se Infantino është i përfshirë në firmosjen e kontratave të dyshimta për të drejtat televizive në kohën kur ishte funksionar i lartë i UEFA-s, mes viteve 2003-2006.

Ndërsa sot, 'The Sun' shkruan se në zyrat e UEFA-s në Nion, policia ka gjetur prova kompromentuese.